New York Times ka raportuar një raport ku thotë se iPhone i ri me ekran pa skaje i cili përkon me 10 vjetorin e telefonit do të kushtojë 999 dollar.
Rritja e çmimit do të ishte shumë më e lartë sesa modeleve tradicionale në të kaluarën. Aktualisht iPhone 7 kushton 649 dollar ndërsa iPhone 7 Plus 769 dollar, njofton PCW.
Dy ditë më parë Samsung nxori në shitje Galaxy Note 8-ën, i cili ka një ekran pa skaje dhe fillon nga 930 dollar. Samsung Galaxy S8-ta kushton 725 dollar.