• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investimet strategjike/ Braçe kërkon mbrojtjen e Butrintit, socialistët e rrëzojnë

15:41 | 17/05/2022
në Shqiperi
0

Marrëveshja për menaxhimin e Butrintit u miratua nen për nen në Komisionin parlamentar të Ekonomisë të martën, pavarësisht kundërshtimit të opozitës ndërsa deputeti socialist Erjon Braçe tentoi të fuste në projektligj një klauzolë detyruese për qeverinë që të garantonte kufinjtë aktualë të Parkut Kombëtar të Butrintit nga ndërtime të reja që vijnë si projekte strategjike.

Ai i propozoi komisionit që të shtohej një fraksion në nenin 1 të marrëveshjes me formulimin; “Ngarkohet Këshilli i Ministrave të mbrojë dhe garantojë paprekshmërinë e kufinjve të Parkut Kombëtar të Butrintit, zonë e mbrojtur Ramsar”. Braçe tha se kjo garanci bëhet për të mbrojtur marrëveshjen në fjalë dhe peisazhin e zonës, “nga gjithë interesi i shtuar për të ndërtuar aty për qëllime të tjera që janë të ndryshme nga natyra apo arkeologjia”.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e kundërshtoi këtë propozim formalisht, pasi sipas saj, ishte jashtë objektit të marrëveshjes që po diskutohej.

“Nuk është pjesë e marrëveshjes së administrimit”- tha ajo, e cila prek vetëm zonën A3 në Butrint dhe jo nënzonat e tjera të mbrojtura.

Por, sipas Braçes, pa mbrojtjen e këtij territori, “parku arkeologjik do të jetë nën agresion vazhdimisht”. “Ai qytet antik do kthehet si amfiteatri i Durrësit pa këtë peizazh të mbrojtur”- i tha ai ministres duke shtuar se shqetësimi lidhej pikërisht me investimet strategjike që po kërcënojnë zonat e mbrojtura.

“Në dijeninë time të paktën në një rast zona e mbrojtur e këtij parku është cënuar”- tha ai, duke shtuar se, e kishte të vështirë të pranonte që ndërtimi i vilave ishte interes strategjik për Shqipërinë.

Në një investigim të BIRN rezultoi se Komiteti i Investimeve Strategjike kishte miratuar një projekt brenda kufinjve të parkut të Butrintit dhe më pas kishte hequr ngastrat që prekeshin nga harta e zonave të mbrojtura, dhe në një rast tjetër kishte miratuar “projekt me potencial strategjik” brenda zonës Ramsar.

Sipas ministres së Kulturës, detyrimet e qeverisë për mbrotjjen e zonave të mbrojtura janë garantuar në planin e menaxhimit të integruar.

Drejtuesja e mbledhjes Blerina Gjylameti e cilësoi propozimin e kolegut të saj jashtë objektit të projetkligjit dhe nuk e hodhi në votim duke propozuar që të merret parasysh nga qeveria për ta “jetësuar në një dokument tjetër”.

Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit” u kritikua nga deputetët e opozitës. Sipas tyre marrëveshja parashikonte një dhënie me konçension të pasurive kombëtare, pasi bordi i fondacionit ka shumicën e anëtarëve nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Deputetja Ina Zhupa, e cila ka bërë oponencën e këtij projektligji ripërsëriti dhe një herë qëndrimin e saj në komision, sipas të cilit, marrëveshja binte në kundërshtim me Konventën e Parisit për trashëgiminë kulturore dhe se i jep privatit një rol vendimtar në menaxhim, duke anashkaluar rolin e shtetit. Ministrja Margariti e mbrojti marrëveshjen si një model të suksesshëm menaxhimi të trashëgimisë kulturore.

Gjatë votimit deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, i cili e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje më herët, abstenoi dhe sqaroi votën e tij si një “konflik interesi”. “Unë posedoj një prej ndërtesave të vjetra të sheshit të flamurit në Vlorë që është rikonstruktuar nga një projekt i AADF-së”- tha ai./ BIRN

 

Etiketa: butrintierion braceinvestimetrrezojnesocialistëtstrategjikë

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Përplasi 20-vjeçaren te vijat e bardha, në pranga shoferi

Përplasi 20-vjeçaren te vijat e bardha, në pranga shoferi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I gjendet armë në banesë, prangoset një person në Tropojë –

I gjendet armë në banesë, prangoset një person në Tropojë –

09:23 | 31/03/2023
Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltin në mëngjes –

Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltin në mëngjes –

09:17 | 31/03/2023
Nuk ta fal kurrë largimin e Efit –

Nuk ta fal kurrë largimin e Efit –

09:11 | 31/03/2023
Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, qëllohet drejt një banese –

Goditi me thikë gruan, arrestohet 42 vjeçari në Tepelenë –

09:09 | 31/03/2023
Vritet me thikë shqiptarja në Itali, arrestohet burri i saj –

Vritet me thikë shqiptarja në Itali, arrestohet burri i saj –

08:57 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • I gjendet armë në banesë, prangoset një person në Tropojë –
  • Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltin në mëngjes –
  • Nuk ta fal kurrë largimin e Efit –
  • Goditi me thikë gruan, arrestohet 42 vjeçari në Tepelenë –
  • Vritet me thikë shqiptarja në Itali, arrestohet burri i saj –
  • Makina elektrike turke thyen rekorde në treg –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I gjendet armë në banesë, prangoset një person në Tropojë –
  • Pse duhet të konsumoni gjithmonë mjaltin në mëngjes –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com