Anëtarësimi në BE/ Rama: Nuk jemi në lartësinë e duhur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anëtarësimi në BE/ Rama: Nuk jemi në lartësinë e duhur

12:01 | 06/07/2016
në Uncategorized
0

Në një intervistë për “France Culture” Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se rruga e integrimit është një proçes moderinizimi i pakthyeshëm. Rama tha se në botën e euroskeptikëve nuk flitet që BE është një projekt i paqes dhe sigurisë dhe se e ardhmja e të rinjve dhe e vendit varet tek anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

 Intervista: 

 Në javën e referendumit të Britanisë, Edi Rama i ra kambanave të alarmit në një editorial të publikuar për “The Times”. Sipas tij, një Brexit mund të vendoste në rrezik qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor, duke shtyrë perspektivën europiane. Tani që Brexit u konfirmua, Kryeministri shqiptar thotë se Ballkani mbetet i vendosur që t’i bashkohet Europës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Rama: Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, pasi proçesi i integrimit, është një proçes modernizimi i pakthyeshëm. Nuk kemi asnjë mundësi tjetër. Në përgjithësi, ajo që më duket e çuditshme është se në botën e euroskeptikëve nuk flitet asnjëherë se BE është një projekt i paqes dhe sigurisë. Si mund të jemi më të sigurtë e të garantojmë një jetë më të sigurt për të rinjtë? Përmes Bashkimit Europian apo përmes kthimit në  të shkuarën?

 Maqedonia konsiderohet si kandidat për anëtarësimin që nga 2004-ta, Mali i Zi në 2008, Shqipëria dhe Serbia në 2009-n. Për Shqipërinë nuk është hapur ende asnjë kapitull negociimi, diçka për të cilën Kryeministri Rama është me të vërtetë i keqardhur.

Rama: Moshapja e bisedimeve do të thotë moskrijim të kushteve për vendet tona për të lëvizur në rrugën e duhur. Duhet kuptuar se ka një diferencë thelbësore midis bisedimit dhe anëtarësimit. Për mua është e qartë që sot nuk jemi në lartësinë e duhur, por për të qenë në lartësi pas 10 vitesh duhet të negociojmë sot, pasi nuk ka alternativë tjetër. Duhet të negociojmë pasi negocim do të thotë modernizim, fuqizim të institucioneve dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës, jo vetëm sipas vlerave, por edhe sipas modelit të funksionimit të Bashkimit Europian.

Për Ramën, euroskeptikët nuk kanë asnjë program tjetër përveç nacionalizmit.

Rama: Nuk është projekti që çalon, në principet apo vlerat e tij, por fakti që projekti nuk është përmbushur ende. Ndaj ky është një projekt që duhet përmbushur me shumë vizion dhe kurajo, për të bërë të mundur që t’i japë përgjigje disa problemeve që aktualisht nuk mund të marrin përgjigje

Mjafton të shohësh se si kanë ndryshuar gjërat në Ballkan për të kuptuar forcën e Europës mbi njerëzit dhe elitat politike të Ballkanit. Duhet vetëm të kujtojmë që kanë kaluar 3 vjet që kemi hyrë në një proçes tërësisht të ri dhe që është një gjë që nuk mund të konceptohej deri pesë vjet më parë. Vendet e Ballkanit bashkëpunojnë për paqen e sigurinë e përbashkët dhe kërkojnë ura bashkëpunimi midis tyre. Mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur mes shqiptarëve dhe serbëve në dy vitet e fundit. Është një afrim historik. Kjo ka ndodhur pasi forca tërheqëse e Europës e ka të bërë atë të mundur. Mbyllja në vetvete në Francë, në Angli, etj do të thotë të kthehesh pas në një histori që bëri të domosdoshëm vetë krijimin e BE-së. Ajo që po ndodh tani në Angli është diçka me pasoja që mund të jenë vetëm negative.

 

Etiketa: edi ramaIntervistë për France Cultureprocesi i anetaresimit ne be

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Donad Trump publikon spotin kundër myslimanëve

Donald Trump: Clinton ka për të qenë një presidente shumë e keqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com