Intervista/ Drama e deputetit shqiptar: Grekët më vranë 28 pjesëtarë të familjes. Si e përjetova vizitën në Çamëri… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Drama e deputetit shqiptar: Grekët më vranë 28 pjesëtarë të familjes. Si e përjetova vizitën në Çamëri…

16:50 | 18/10/2016
në Uncategorized
0

Më 27 qershor 1944, grekët i therrën në një ditë 28 pjesëtarë të familjes në Paramithi. Mbetën gjallë i ati dhe njëri nga xhaxhallarët. Kjo është drama e deputetit çam Tahir Muhedini, i cili nuk e përmendi kurrë masakrën e familjes, por dosjen ua dërgoi kancelarive perëndimore për të kuptuar se çfarë ndodhi me çamët dhe trojet e tyre shqiptare.

Deputeti i PDIU-së tregon për “Gazeta Shqiptare” masakrimin e familjes, si shpëtuan nga trungu i madh i familjes vetëm i ati 25 vjeçar dhe xhaxhai i sapomartuar. Tahir Muhedini thotë se genocidi grek nisi pikërisht në shtëpinë e tij në Paramithi.

Ai kërkon të vendosë një buqetë me lule te varri i njerëzve të tij, por edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, Tahir Muhedini nuk ka mundur dot. Vetëm në 2007-ën mundi të shohë nga afër shtëpinë e babait, por në vilën trekatëshe gjeti 6 familje grekësh. Nuk mundi ta shihte të gjithë ndërtesën, tashmë të rindërtuar, sepse dhimbja ishte e madhe, dhe sapo i ktheu shpinën përfundoi në policinë greke…

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me reformen ne drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Tahir Muhedini, during a parliamentary session.

Zoti Muhedini, ju kurrë nuk e kishit përmendur më parë se familja juaj kishte përjetuar një dramë të madhe në vitin 1944. E përmendët përmes pak rreshtash në seancën e fundit parlamentare. Por çfarë ka ndodhur realisht me familjen tuaj më 27 qershor të atij viti në Çamëri?

Është e vërtetë që nuk e kam përmendur asnjëherë masakrën e 27 qershorit të ‘44-ës, pavarësisht se kam vite që merrem me politikë. Dosjen e plotë ua kam dërguar kancelarive perëndimore. Unë vetë kam lindur në Tiranë, nga një familje me shumë pak anëtarë, sepse 28 prej tyre u therrën në një ditë, në 27 qershor 1944.

Nga familja e nënës sime kishte me dhjetëra të masakruar. Kam lindur në Tiranë dhe nuk kam arritur të vendos kurrë një tufë me lule në varret e të parëve të mi. 27 qershori ka ndodhur në shtëpinë e Sali Hafuz Muhedinit. Unë jam nipi i Sali Muhedinit. Ai ishte gjyshi im. Grekët e vranë në Çamëri se ishin shqiptarë, siç mund të ishin vrarë gjyshërit e çdo shqiptari po të kishin lindur në Çamëri. Këta njerëz u vranë se ishin shqiptarë dhe nuk e mohonin kombin e tyre.

Çfarë ju ka treguar babai juaj për atë ditë dhe si mundi ai t’u shpëtonte grekëve?

E vërteta e familjes sime vjen nga gjyshi im, Sali Hafuz Muhedini, i cili ishte kryetar i këshillit të rrethit Paramithi, kryeqendër e Çamërisë. Gjyshi kishte katër djem dhe një vajzë. Familja kishte shumë prona dhe ishte në gjendje të mirë ekonomike derisa ndodhi tragjedia e 27 qershorit të vitit 1944.

Cilat janë arsyet e kësaj masakre?

Në gjithë zonën e Çamërisë ka pasur një klimë shumë të mirë. Në atë kohë, bëhet fjalë për vitin ‘44, kur u vendos Ligji i Luftës, e gjithë popullsia çame kishte shtetësi greke dhe kombësi shqiptare. Greku i mori djemtë çamë dhe i internoi në një zonë të largët nga Çamëria, diku në kufi me Turqinë. Kur ndodhi lufta greko-gjermane, njëri nga oficerët gjermanë shkoi në Çamëri dhe pa vetëm gra. Gjermanit i thanë që burrat janë të internuar.

Aty ndodhej edhe një shqiptar nga Përmeti, Qemal Frashëri, që dinte gjermanisht dhe fatmirësisht ai i tregoi si i kishin çuar në internim. Pas kësaj ata i kthyen djemtë dhe burrat në Çamëri. Por në vitin ‘43 u vranë 5 ushtarë gjermanë afër Paramithisë dhe ata për 5 ushtarët e tyre vranë 50 vetë. Akuzonin se i kishin vrarë shqiptarët.

Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mbi ligjin e importit te plehrave./r/n/r/nPDIU lawmaker Tahir Muhedini, enters in a parliamentary session, in which was debated on the import of waste law .

Arriti të shpëtonte vetëm një prej tyre. Kur iku gjermani në qershor të ‘44-ës, kryepeshkopi grek vjen gjoja për të bërë paqe dhe kërkonte të bisedonte me gjyshin tim. Babai im, Abdullahu, që ishte vetëm 25 vjeç, atë ditë ishte në Janinë, ndërkohë që xhaxhai i vogël sapo ishte martuar dhe kishte mundur të fshihej kur ndodhi masakra. Gjithë të tjerët, plot 28 veta, i morën dhe i therrën, fëmijët i dogjën të gjallë.

Drejt kufirit u nis babai im; xhaxhai u nis në drejtim tjetër, por mundën të takoheshin vetëm në Berat dhe më pas erdhën në Tiranë e u vendosën në rrugën “Ali Demi”. Ndërkohë, edhe halla ime kishte tentuar të kalonte kufirin në Konispol, por shtatzënë për herë të katërt ajo nuk mundi të jetonte dhe vdiq në rrugë.

A e keni parë shtëpinë tuaj në Çamëri?

Po, kam shkuar bashkë me bashkëshorten time në vitin 2007.

A hasët probleme nga pala greke?

Dy vite më parë unë kisha krijuar Partinë për Drejtësi dhe Integrim. Isha kryetar i PDI-së dhe kisha pasaportë shërbimi. Fillimisht nuk patëm probleme. Shkuam duke pyetur banorët për shtëpinë. Ma tregoi një shitës, i cili e kishte njohur dikur gjyshin tim.

Madje ai mbante edhe foton e gjyshit si mirënjohje ndaj tij. Familja ime është marrë me tregti në atë kohë dhe kanë qenë në gjendje shumë të mirë ekonomike dhe kanë ndihmuar edhe grekët. Njëri prej tyri ishte dhe shitësi që takuam, i cili mbante ende fotografinë e gjyshit tim për mirënjohje.

Folët me banorët?

Jo, por sapo u larguam nga shtëpia, sapo kishim hipur në makinë, na ndaloi policia, pasi kishin telefonuar banorët. Na çuan në rajonin e policisë së Janinës dhe na bënin pyetje “pse keni ardhur në Greqi?”, “pse shkuat atje?” e të tjera.

E gjetët shtëpinë?

Shitësi na tregoi se ishte pak më tutje dhe se në të banonin gjashtë familje greke. Bashkë me gruan u afruam dhe pamë shtëpinë e madhe trekatëshe, ku kishte lindur im atë, xhaxhallarët, hallat, gjyshërit.

Si u ndjetë në ato çaste?

Janë emocione që nuk përshkruhen dot. Po shihja shtëpinë e njerëzve të mi, në të cilën banonin grekët, shfrytëzonin çdo gjë, edhe tokën që ishte në pronësi të familjes sonë.

Hytë brenda në shtëpi?

U futëm në pjesën ku nuk banonte askush. Sipas asaj që më kishte treguar babai dhe e kisha krijuar idenë se si ka qenë më parë, nuk është se kishte ndryshime të mëdha, por e kishin rindërtuar.

Por ndodhi më e çuditshmja në momentin që sapo u larguam dhe po hipnin në makinë, renda pak çastesh erdhi policia dhe na çoi në rajon. Na pyesnin se “për çfarë keni ardhur?”, “cili është qëllimi?”, “çfarë donit në Paramithi?” e të tjera.

Policisë greke, ia treguat të vërtetën?

U thashë që “kam pasaportë diplomatike” dhe kërkova që të lidhem me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Brendshme në Shqipëri. Më lanë të flisja dhe pak më vonë shefi i tyre erdhi dhe më kërkoi ndjesë, por sipas tyre janë procedura që duhet të kryhen, por edhe se ishte një keqkuptim.

Po prindërit tuaj, ju flisnin për atë çfarë kishte ndodhur?

Na flisnin shumë pak, pasi nuk donin që të na mbushnin me urrejtje. Nuk e tregonin historinë të plotë dhe nuk e përsërisnin shpesh, pasi edhe vetë e kishin të vështirë.

Përse pritët kaq shumë kohë për të shkuar në Çamëri?

Të them të drejtën, nuk doja të shkoja, por ishin të shumtë ata që më thonin se duhej të shkoja e të shihja trojet e familjes sime. Do të përballesha me dhimbjen, dhe ndaj hezitoja, derisa vendosa të shkoja në Paramithi.

Besoni se do të gjejë ndonjëherë zgjidhje Çështja Çame, që ju kur të riktheheni në Paramithi të mos gjeni grekë brenda, por të merrni çelësat e shtëpisë suaj?

Një gjë është e sigurtë, që nuk do të rreshtim deri në zgjidhjen përfundimtare. Kjo çështje ka nisur dhe do të marrë drejtësinë që i takon.

/balkanweb.com/

Etiketa: Abdulla MuhediniCamerideputeti shqiptardramaGazeta ShqiptareParamithiaSali Hafuz MuhedinitTahir Muhedini

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Drama e 24-vjeçarit nga Vlora që tentoi t’i japë fund jetës (video)

Drama e 24-vjeçarit nga Vlora që tentoi t'i japë fund jetës (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com