Nga Ilir Seci
Ka dy vjet e përtej që shkruej për këtë masakër, masakër që malsorët asht dashtë mos me e lanë me ndodhë. Me përjashtim të Islam Laukës asnji nga intelektualët dhe njerëzit me emër të Tropojës, nuk e çelën gojën.
Disa heshtën se iu mbeti fjala në fyt, pse kanë vllazën e të afërm në ato biznese, disa nuk folën se “Çka me ba burrë, i ka lshue Salihi liçensat!”…
Heshtni të tanë “intelektualë tropojanë” ruejuni se folni pa raportën e Doktorit…
A mund e bani nji “burrni” të vetme në jetën tuej, që tash e mbrapa, të paktën kur ta porositni nëpër dasma kangën:
O moj Serbi o murin ta prisha/
O se mue më thonë o Sali Berisha…/
Kërkoni me ia ndërrue fjalët, ia bani:
O moj Valbonë bukurinë ta prisha/
O se mue më thonë o Sali Berisha/