Informacionet personale në duar “të sigurta” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Informacionet personale në duar “të sigurta”

16:48 | 19/02/2016
në Bota
0
Security concept

Security concept

 

FBI po vazhdon hetimin për vrasjet në San Bernandino, ku 14 persona humbën jetën dhe agjentët federalë po përpiqen të përcaktojnë nëse ngjarja kishte lidhje me ndonjë anëtar apo terrorist të ISIS.

Para tri ditësh, një gjyqtar federal vendosi se kompania Apple duhet ta ndihmojë FBI në zhbllokimin e aparatit iPhone 5C, që ishte mbyllur nga atentatori i vrarë, Syed Farook. Konkretisht Apple u urdhërua të krijojë një version më të dobët të sistemit të saj operativ për këtë pajisje, në mënyrë që të ndihmonte FBI për të hapur aparatin e Farook.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Por Apple tha “jo”.

Apple argumentoi se nëse pranonte kërkesën e FBI do ta dëmtonte markën dhe do të ulte besueshmërinë e saj. “Nëse Apple do të ndërtonte një program në përputhje me urdhrin e gjyqtarit, atëherë do të kishte mundësi të zhbllokonte edhe aparatet e tjera iPhone të dikujt,” tha shefi i Apple, Tim Cook në një letër të hapur për klientët. Apple është bërë kompania më e vlefshme në botë, pikërisht sepse ndërton produkte që janë jashtëzakonisht të sigurt, duke premtuar se nëse klienti ndjek udhëzimet e tyre, fotot dhe mesazhet në një iPhone janë të sigurta dhe private.

Ky premtim mund të thyehet, nëse Apple do të jetë dakord me kërkesën e gjykatësit.

Por avokatë korporatash me eksperincë thanë për CNNMoney se kjo çështje nuk mbyllet lehtë.

Apple mund të apelojë sistemin federal gjyqësor nëntë herë, por nuk mund t’i shmanget rrugës deri në Gjykatën e Lartë të SHBA. Po në qoftë se Apple ende thotë jo?

Atëherë puna shkon vërtet keq. Nëse Apple refuzon një vendim gjykate, kjo mund të kategorizohet si mospërfillje e gjykatës. Qeveria e SH.B.A. mund të gjobisë kompaninë për çdo ditë që nuk është në përputhje me vendimin. Apple ka afërsisht 200 miliardë USD dhe është e gatshme për ta shtyrë në këtë luftë, por një gjykatës federal mund të dërgojë një ekzekutiv të lartë të Apple pas hekurave teorikisht.

A do të shkojnë Tim Cook në burg? Kjo është e mundur dhe e pamundur. “Personi i cili shkon në burg është ai, i cili merr vendimin për të mos përmbushur kërkesën,” thotë Frank Rubino, një avokat federal i mbrojtjes në Miami, Florida. Ky mund të jetë Cook, ose një inxhinier i lartë.

Historia e mësipërme mund të fshehë pas një fushatë marketingu për Apple, por duke qenë se është mbështetur fort që ditën e parë edhe nga kompanitë rivale dhe kompanitë më të mëdha në fushën e teknologjisë, si Google, Facebook etj. të bën të besosh se ky rast i paprecedentë nuk mund të anashkalohet lehtë.

Rasti vë përballë dy grupe: ata që mbrojnë të drejtat private të individid pa marrë parasysh pasojat dhe ata që mbrojnë të drejtat e shoqërisë në tërësi. Sigurisht që këto raste mund të ndodhin vetëm në SHBA dhe as që mund të krahasohet me një shoqëri si e jona, gjithsesi funksionimi i institucioneve shtetërore tregon se sa rrugë na duhet akoma edhe sikur të përfundojmë Reformën për Drejtësinë.

Para dy vitesh në një raport transparence të publikuar, “Vodafone” nxorri të dhënat që kompania u kishte transferuar shërbimeve sekrete apo qeverive në 29 vendet e botës. Shqipëria kishte 5,778 persona të përgjuar vetëm përgjatë periudhës 2013-2014.

Në raportin e “Vodafone” thuhej se ligji i Përgjimeve në Shqipëri përcakton se, në rastet kur Shërbimi sekret apo ministritë e autorizuara nuk mund të kryejnë interceptime vetëm përmes burimeve të tyre, atëherë i drejtojnë kërkesë operatorit telefonik. Drejtori i Shërbimit sekret ose ministrat mund të kërkojnë asistencën e çdo operatori të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, për të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të realizuar përgjimin. Të drejtën për të kërkuar përgjime në Shqipëri e kanë SHISH, agjencia inteligjente në Ministrinë e Brendshme, Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë, por edhe çdo shërbim tjetër inteligjent i përcaktuar si i tillë nga ligji.

Por shpesh herë përgjimet në Shqipëri nuk kanë aspak objekt sigurinë e vendit në të mirë të shoqërisë apo individit. Ato realizohen më tepër nga kundërshtarë politikë, që kanë më tepër akses në mjetet e përgjimit.

Pas protestës së dhunshme të 21 Janarit, ish-shefi i SHIU-t, Ylli Zyla u vendos në fokusin e një debati politik. Shërbimi Informativ i Ushtrisë ishte i vetmi që ofroi informacione se në protestën e paralajmëruar nga PS do të kishte dhunë. Kohë më pas, deputetë të PS ngritën akuza të njëpasnjëshme ndaj këtij Shërbimi, se përgjonte në mënyrë të kundërligjshme drejtuesit e opozitës. Edhe media u përfshi në këtë debat gjithashtu, duke njoftuar se SHIU kishte blerë pajisje të reja përgjuese për këtë qëllim tek një kompani amerikane.

Publikimi nga media para dy vitesh, i një urdhërese, ku drejtuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror kërkonin mbikëqyrjen e drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit u debatua gjatë në Shqipëri. Sipas këtij urdhri, drejtues të SHISH-it kërkonin të dhëna për zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit, të sapoemëruar nga mazhoranca. Kreu i SHISH-it u thirr në një seancë dëgjuese në Komisionin e Sigurisë e më pas, një grup kontrolli nga Parlamenti shkoi në zyrat e Shërbimit Sekret, për të verifikuar në burim këtë urdhër. Tani, pas dy vitesh, gjithçka ka ndryshuar dhe kreu i SHISH-it u dekorua madje nga kryeministri Rama para disa muajsh.

Një inspektor i Shërbimit Informativ Shtetëror në rrethin e Fierit, u arrestua pasi dyshohet se u ka dhënë informacione autorëve të vrasjes së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve më 8 janar në hyrje të qytetit të Fierit. Sipas Prokurorit të Krimeve të Rënda dhe drejtorit të Krimeve të Rënda në policinë e shtetit, Blerim Tominaj, punonjësi i SHISH, Florjan Bushi, bashkëpunoi me autorët e vrasjes në Fier, duke u dhënë informacion.

Në Shqipëri të gjithë personat që mbajnë një aparat telefoni e dinë që nuk ka ndonjë informacion personal ose jo, që të mbetet i fshehtë dhe shumica e abonentëve përdorin më tepër shërbime si Viber dhe Whatsapp, të cilat pretendohen më të sigurta, por kjo nuk është zgjidhja e duhur. Megjithatë kemi kohë… Të shohim si do përfundojë beteja e re e Apple me FBI njëherë.

Etiketa: informacione personalepergjimSHISHSHIUVisho Ajazi

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Nishani: Rama nuk njeh kushtetutën

Nishani: Rama nuk njeh kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com