Inflacioni në BE kërcen në 9.6% në qershor, si pritet të transmetohet në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inflacioni në BE kërcen në 9.6% në qershor, si pritet të transmetohet në Shqipëri

07:48 | 20/07/2022
në Uncategorized
0

Inflacioni në Bashkimin Europian arriti në 9.6% në qershor 2022, sipas vlerësimeve përfundimtare të Eurostat të publikuara sot, duke shënuar një nivel të ri rekord dhe në rritje nga 8.8% që ishte treguesi në maj. Një vit më parë norma ishte 2.2%.

Në zonën euro, norma vjetore e inflacionit ishte 8.6%, nga 8.1% në maj. Një vit më parë inflacioni ishte 2.2%.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Maltë (6.1%), Francë (6.5%) dhe Finlandë (8.1%). Normat më të larta vjetore u regjistruan në Estoni (22.0%), Lituani (20.5%) dhe Letoni (19.2%). Krahasuar me majin, inflacioni vjetor ra në dy shtete anëtare dhe u rrit në njëzet e pesë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në qershor, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga energjia (+4,19 pikë përqindje, pp), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+1,88 pp), shërbimet (+1,42 pp) dhe mallrat industriale joenergjetike. (+1,15 pp).

Banka Qendrore Europiane, BQE, e cila është angazhuar të përpiqet për të frenuar rritjen e çmimeve, do të mblidhet në fund të korrikut për të njoftuar rritjen e normave. Banka qendrore ka thënë se norma do të rritet përsëri në shtator, që do të thotë se norma e saj kryesore e interesit mund të kthehet në territor pozitiv këtë vit. BQE ka pasur norma negative që nga viti 2014.

Në Shqipëri, inflacioni arriti në 7.4%

INSTAT njoftoi se Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 7.4% në qershor, nga 6.7% që ishte në maj dhe shumë më i lartë se janari i këtij viti, kur treguesi ishte 3.7%, duke shënuar një tjetër rekord të ri të 20 viteve të fundit, që nga marsi i vitit 2002, kur treguesi arriti në 7.6% dhe po arrin nivelin më të lartë që nga koha e piramidave në 1997-s, kur ishte mbi 40%.

Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë po arrin 10%./MONITOR

Etiketa: inflacioninstat

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Duam rritje pagash

Aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Duam rritje pagash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com