Koronavirusi prek sërish futbollin italian. Rasti i fundit i infektuar me Covid-19 nuk është futbollist, por një president.
Kreu i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ka nisur menjëherë karantinën.
Një ndër presidentët më karizmatik të Serie A, kreu ditën e djeshme tamponin dhe përgjigja rezultoi fatale për të.