• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Indiferenca juaj na ka sjellë në burg”, një libër si Mea culpa

13:16 | 10/03/2016
në Uncategorized
0

“Unë kam vrarë” është një akt rrëfimi për një Shqipëri që nuk e njohim, për një realitet që e injorojmë. “Unë kam vrarë” është një akt pendesë për këto gra që duke kryer veprimin më të rëndë, më të patolerueshëm i kanë dhënë një zgjidhje jo të duhur jetës së tyre. Ky libër është edhe marrje përgjegjësish, një akt “Mea culpa!”.

Indiferenca juaj na ka sjellë në burg… kjo frazë e thënë me dorëzimin e pashpresë të një të burgosure, në qelitë e burgut 325 në Tiranë, e dënuar për vrasje bashkë me historitë e dhimbjes dhe krimit, pendesës, e bënë gazetaren Eni Vasili ta sillte librin “Unë kam vrarë” – i pari i shkruar prej saj – si një akt përgjegjshmërie, një mea culpa e shoqërisë për këto gra që deri përpara se të përfundonin pas hekurave ishin të padukshme dhe të pazëshme në këtë botën kaotike tonën…

Lexo edhe

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

Rrëfime të vërteta – e vërteta e tyre e quan gazetarja Vasili, pa mëtuar që kjo të jetë e vërteta absolute e as një përpjekje për shfajësim mbi veprat e dhjetë grave që detaj pas detaji kanë zbuluar për mikrofonin e Vasilit aktin e tyre. Pa u munduar të fshehin asgjë, pasi të gjitha e kanë marrë dënimin dhe po e vuajnë atë, pa dëshiruar të shfaqen me portrete, të penduara skajshëm… Por pas çdo vrasjeje ka një jetë, një histori, një të kaluar, vuajtje, dhimbje që çuan deri në pikën pa kthim… A do i njihte njeri jetët e Dallëndyshe Kasajt, Xhemile Skukës, Orjola Lleshit, B. K.-së, Hatixhe Ahmetit, Feruze B.-së, Adriana Kolamit, Fatbardha Gjonit, Lule Doçit apo Nazime Vishës, nëse për to nuk do të shkruhej në medie pasi u shndërruan në vrasëse?

Me zërin që u dridhet kur kujtojnë, Eni Vasili i sjell në sallën e hotel “Rogner” dhjetë gratë dhe vajzat, protagonistet dhe bashkautoret e librit të saj, ndërsa në ceremoninë e promovimit të pranishëm ishin kryeministri i vendit, Edi Rama, kryetari i kuvendit, Ilir Meta, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, njerëz të medies si edhe figura të botës akademike.

Ka qenë kjo e vetmja mënyrë që kanë pranuar për t’u shfaqur. Nuk kanë dashur të jenë publike, nuk kanë dashur të gërvishtin plagë të vjetra e të lëndojnë familjarë të viktimave të tyre.

“Kam përjetuar orë të tmerrshme duke dëgjuar historitë e tyre tronditëse, jam pështjelluar edhe kam pasur nevojë për psikolog. Për ditë me radhë jam mbyllur në vete duke menduar sesi realitete të tilla janë kaq afër nesh, pak kilometrash nga ky vend ku jemi mbledhur apo prej shtëpive tona” -u shpreh autorja, Eni Vasili, duke shtuar se ky libër nuk pretendon të sjellë të vërtetat absolute.

“Ky nuk është libri i të vërtetave absolute. Ky është libri të vërtetave të këtyre grave. Mund të ketë të vërteta të tjera. Nuk e di. E rëndësishme është që këto gra tregojnë të vërtetën; jo vetëm për krimin që kanë kryer, por edhe për jetët e tyre dhe këto jetë janë realisht tronditëse. Nuk është libër që përligj, justifikon, shfajëson dhe as gjykon. “Unë kam vrarë” është një akt rrëfimi për një Shqipëri që nuk e njohim, për një realitet që e injorojmë. “Unë kam vrarë” është një akt pendesë për këto gra që duke kryer veprimin më të rëndë, më të patolerueshëm i kanë dhënë një zgjidhje jo të duhur jetës së tyre. Ky libër është edhe marrje përgjegjësish, një akt “Mea culpa!”. Kjo ka qenë tronditja e brendshme; çfarë mund të bëja dhe një nga gjërat që mendova është të ndaja këto histori me ju, e vetmja mënyrë ndoshta për të shpëtuar nga ky pështjellim” -u shpreh Vasili, e cila këtë libër e konceptoi dy vjet më parë, në dhjetor të vitit 2013, kur pas kërkesës që një sërë intelektualësh shqiptarë, përfshirë shkrimtarët Ismail Kadare e Dritëro Agolli, bënë duke kërkuar lirimin e të dënuarës Nazime Visha, kërkesë e cila iu besua emisionit “Studio e hapur” e çoi gazetaren Eni Vasili në qelitë e burgut 325 ku u njoh nga afër me historinë e Vishës, por edhe të grave të tjera.

Shkrimtari Ismail Kadare ka shkruar edhe parathënien e këtij libri, duke bërë një analizë të thellë rreth jetëve të këtyre grave. “Falënderim i veçantë i shkon Kadaresë që pati bujarinë e madhe për të më bërë këtë dhuratë që është parathënia e librit. E ka bërë me shumë dashuri, ka shpenzuar kohë për të, është thelluar shumë në argumentet e tij.

Të Lidhura

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

nga 27
23:12 | 03/06/2023
0

Leipzig ka fituar për të dytin vit radhazi Kupën e Gjermanisë. Në finalen e mbrëmjes së sotme, lojtarët e Leipzig...

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

nga 27
22:52 | 03/06/2023
0

Kjo është Alma Beqiraj, 46-vjeçarja e cila u arrestua sot në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 3...

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

nga 27
22:48 | 03/06/2023
0

Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat më...

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

nga 27
22:44 | 03/06/2023
0

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se një automjet tip Benz u përplas me një mjet...

Para
Takoni: Saki? Pa holandezët nuk do fitonte asgjë

Takoni: Saki? Pa holandezët nuk do fitonte asgjë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

23:12 | 03/06/2023
Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

22:52 | 03/06/2023
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –
  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –
  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com