Më herët gjatë ditë së sotme, Kryemadhi bëri publike një video dhe u shpreh se materialet e saj i ka dërguar në SPAK dhe në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare në vend.
Ndërsa pak minuta më parë ajo ka publikuar një dokument të ri për inceneratorin e Tiranës dhe akuzon kryebashkiakun Veliaj si rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës.
Kryemadhi shkruan në “Facebook” se 1 firmë për inceneratorin e Tiranës është baras me 91 milionë euro të qytetarëve të vendit.
Kryemadhi: Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës = 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047!
Këtë vlerë “të artë” që ka pasur firma e Veliaj, e tregon më së miri, ministri i Financave në shkresën e radhës për procedurën koncesionare: “Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë.”
Revolucioni Antikorrupsion do t’i zhdukë përgjithmonë këto firma zyrtarësh publikë me vlera të frikshme, për koncesione fiktive, që i ngjajnë skemave mafioze më të sofistikuara.