Inceneratori i Elbasanit, PD: Vjedhja 27 mln euro rrezikon banorët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Inceneratori i Elbasanit, PD: Vjedhja 27 mln euro rrezikon banorët

14:34 | 29/08/2022
në Kryesore
0

Partia Demokratike ka vijuar me pesë pyetjet e përditshme për inceneratorët këtë herë duke u fokusuar tek inceneratori i Elbasanit që sipas PD nuk ekziston, por e vetmja gjë që mund të shihet është një mal me mbetje.

Në një deklaratë nga selia blu, koordinatorja për mediat dhe komunikimin, Silvi Bardhi pyeti ndër të tjera qeverinë se ku kanë përfunduar 27 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë, nëse inceneratori nuk punon, landfilli nuk shihet, dhe plehrat janë po aty duke shkaktuar ndotje.

Deklarata:

Read more

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Deklaratë e koordinatores për media dhe komunikim Silvi Bardhi

E dimë që Edi Rama do që ne të mos flasim për asgjë. As për inceneratorët, as për cmimin e naftës, as kur një polic i tij vret një fëmijë 7 vjeçar, as kur portin e Durrësit e jep me ulje, si ta kishte pronë të gjyshit, dhe as kur krimi hedh ‘vallen e vdekjes’ mu në sy të publikut, të Policisë dhe të ministrit të tij të Brendshëm, i cili nuk bën punë, as të brendshme dhe as të jashtme, sepse nuk është për atë punë, por është aty se ashtu është një punë.

Sot do t’i tregojmë z. Rama një mal me plehra.  I cili nuk dëshmon vetëm për ndotjen e mjedisit dhe vjedhjen me djegësit, por edhe marrëzinë e tij dhe të qeverisë që ai drejton.

Sepse, në vend që të adresojë problemet e përditshme të qytetarit, krimin, korrupsionin dhe ndotjen, i lind ideja e një autoparku ku bëhen gara me makina.

Mali që shihni në foto është Kilimanxharo e plehrave në inceneratorin e Elbasanit. Është një gropë mbetjesh e kthyer në mal plehrash.

Incenerator nuk ka, por e keqja që ka kapur Elbsanin dhe Shqipërinë ka pjellë këtë mal.

Duke parë këtë foto duam të bëjmë 5 pyetje:

– Nëse inceneratori i Elbasanit funksionon, pse është ky mal plehrash që i bën hije?

– Nëse nuk funksionon inceneratori, po Landfilli ku është degdisur?

– Për çfarë është ndërtuar inceneratori dhe landfilli i Elbasanit, nëse plehrat e qytetit kanë shkuar 300 metra mbi nivelin e detit?

– Ku kanë përfunduar 27 milion euro të taksapaguesve shqiptarë, nëse inceneratori nuk punon, landfilli nuk shihet, dhe as përdoret, dhe plehrat janë po aty?

– A dëmtohet flora e fauna e zonës, dmth bimët dhe kafshët e zonës, apo më shumë se kaq shëndeti i elbasanasve, nga ky masiv mbetjesh, apo me shëndetësinë falas shërohet cdo gjë?

Këtij mali me pleh i mungon një gjel. Artisti Astrit Delvina mund ta zgjidhë këtë punë. Trupi i Elisës, mendtë e Borës dhe koka e Ramës të bëhen një gjel gjithë shkëlqim e të vendosen majë këtij plehu.

Etiketa: InceneratoriPD

Të Lidhura

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

nga 27
14:22 | 02/06/2026
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

nga 27
14:00 | 02/06/2026
0

Duke folur për ngjarjen e Zvërnecit,kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Rama po akuzon nën zë pikërisht Ballukun dhe e ka...

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

nga 27
13:54 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Fratarit në Mallakastër, ku janë përfshirë pesë automjete. Sipas informacioneve paraprake,...

Para
U kap me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet i riu në Lezhë (EMRI)

U kap me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet i riu në Lezhë (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026
Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

14:00 | 02/06/2026
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

13:54 | 02/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

13:26 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com