Imoralisti (një poemë skiç mbi ferrin pa flakë) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imoralisti (një poemë skiç mbi ferrin pa flakë)

16:45 | 08/10/2020
në Gossip, Kryesore
0

Nga Artan Gjyzel Hasani*

jo, mos i falendero ata…

…ata që të deshën të mirën,

Read more

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

ata që u përpoqën pafund për ty,

ata që kur kishe frikë të thanë “guxo!”

ata që të mësuan si të dhurosh lule,

por jo përdorimin e thikës

ata që të mohuan të drejtën për të gabuar,

ata që pranë të erdhën kur të tjerët kishin shkuar

jo mos i falendero…

ata që të bënë kokën e të rritën,

ata, me të cilët ndave fëmijërinë

dhe shpirtin ta dehën me gëzimin e tyre

ato që me mëngjese t’i mbushën netët,

ndërsa nga djalë ngadalë u bëre burrë,

ata që në pëllëmbët e tua qiejt i zbritën

sa herë që zgjasje duart e nuk mund t’i arrije,

balonat e tua fillkëputura…

ata që të thanë se duhet të jesh zotëri

edhe mes atyre që Zot nuk kanë.

ata që të mësuan të mos përdorësh brrylat

dhe që tjetri është vëllai yt.

ata që të thanë se paraja e prish njeriun

dhe varfëria është shenja e të ndershmit.

ata që të thanë mos njjih urrejtje,

se dashuria zbut edhe të ligun…

jo, mos i falendero…

të gënjyen…

bëhu djali i keq i shtëpisë, i rrugës,

lagjes, qytetit, më i keqi i gjithë botës.

me bukën e përditshme haje turpin,

ndryshe në gosti për ty nuk do të ketë vend

do të vdesin ata që të bënë mirë.

do të vdesin ata që të ndriçuan arsyen,

do të vdesin ata që jetën ua nxive,

do vdesësh dhe ti.

bashkë me të këqinjtë dhe të mirët,

prindërit, edukatorët dhe predikuesit.

do vdesin edhe ata që u mbajnë mend…

jo, mos i falendero

të gënjyen…

se nderi yt s’vlen as dy lekë, o njeri,

as ndershmëria, me të cilën të rritën

do mbetesh në cep të ringut një jetë

me kurrizin mbështetur pas litarëve të lagur

pa u mbrojtur dot nga ata që fort të goditën

dhe mbi altare do të bien të djegur trarët

si dritë e bordellit mbi katedralet,

kur të të shkelin me këmbët e tyre të palara,

kur të poshtërohesh nga harbutë dhe kodoshë

kur të të qëllojnë pa mëshirë në fytyrë

dhe pasi t’u kesh kthyer faqen tjetër,

do të të kërkojnë edhe bythën…

në emër të kujt do të bëhesh bir i mirësisë?

cila dritë hyjnore e jotja do të arrinte të ndriçonte

gjirizet e jetës ku as dritë e diellit s’hyn dot?

nuk i ke parë të mirët se si zvarriten rrugës pa fund

gjithnjë në radhë pas një maskarai që lehtësisht

arrin çdo gjë që ti nuk e fiton dot as me mund…

dhe mirëqenia e pasuria e tij veç shtohet,

makuteria e tij kurrë nuk vdes…

do kalosh nëper të gjithë rrathët e ferrit, njeri,

para se të kuptosh se ndershmëria jote

nuk është virtyt,

por ves…

jo, mos i falendero ata…

ata që të mësuan të falësh e të mos vjedhësh

e pastaj të dorëzuan te turma e batakçinjve

që të plaçkitën xhepat, ëndrrën, jetën…

ata që të ushqyen me fisnikërinë

edhe ndaj atyre që të çuan në djall

ata që të mësuan të bindesh, por jo të luftosh,

ata që të thanë se hamsteri dinjitoz e ka vendin veç në rrotë,

ata që të mësuan mirësjelljen dhe jo ligjet e burgut,

ata që të thanë që xhungla u përket vetëm bishave

dhe njerëzve veç ungjinjtë e shenjtë,

por kjo botë është versioni pa flakë i ferrit, o njeri,

ku një si ty nuk mbijeton dot…

një ditë të fundit, kur fundin ke takuar

s’do të kesh përgjigje, kur të të pyesin fëmijët

dhe çka falenderove një jetë të tërë

me nofulla të shtrënguara ke për ta mallkuar…

sikur s’jetove kurrë

humbanak do të ikësh,

kur jeta të të thotë “shko!”

dhe i lodhur per vdekje

do të mbyllësh sytë

dhe do të ndjehesh keq

nga poema të vonuara

të padobishme si kjo…

* marrë nga vëllimi poetik “Imoralisti”

Etiketa: Artan Gjyzel HasaniferriflakeImoralistiImoralisti (një poemë skiç mbi ferrin pa flakë)poemëskiç

Të Lidhura

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

nga 27
23:14 | 25/05/2026
0

Ish-zv/komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari, deklaroi se procesi për dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë të çështjes së detit...

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

nga 27
22:24 | 25/05/2026
0

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në...

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

nga 27
21:30 | 25/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=PXJUQ18e35o Kokoneshët dhe Gorreat janë dy familjet që ia kanë marrë frymën Divjakës. Ata përfaqësojnë modelin ekonomiko politik të “Rilindjes”...

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

nga 27
20:46 | 25/05/2026
0

Jep dorëheqjen drejtori i AMP për Tiranën, Franci Ndoja, emërohet këshilltar i kreut të institucionit Franci Ndoja ka dhënë dorëheqjen...

Para
SHBA-ja ka gati avionin e parë supersonik. Ja sa pritet të jenë çmimet e biletave

SHBA-ja ka gati avionin e parë supersonik. Ja sa pritet të jenë çmimet e biletave

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –

23:14 | 25/05/2026
Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

22:24 | 25/05/2026
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –

21:30 | 25/05/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –

20:46 | 25/05/2026
Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:18 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –
  • Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve” –
  • Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë –
  • Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja ai kalon topin Gjykatës së Lartë për rishqyrtimin e arrestit me burg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin mund të shkojë në SPAK –
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit tek pronari i hotelit “Oaz”, Prokuroria lëshon 12 masa arresti –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com