Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u ka dërguar telegrame ngushëllimi Kryetares së Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini dhe Kryetarit të Senatit italian Pietro Grasso për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i rëndë në Itali.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ju dhe popullit italian për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme. Kjo tragjedi ka tronditur thellë popullin shqiptar, i cili në këto çaste të vështira edhe për të, ndodhet pranë popullit mik italian, pranë familjeve të viktimave dhe të dashurve të tyre”, shkruan zoti Meta në telegramin e tij për zonjën Laura Boldrini, kryetare e Dhomës së Deputetëve.
“Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë dhe unë personalisht qëndrojmë pranë Jush dhe popullit mik italian në përballimin e dhembjes së përbashkët njerëzore dhe të pasojave katastrofike e dëmeve njerëzore, morale dhe materiale si pasojë e këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkruan kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta në telegramin për kryetarin e Senatit italian zotin Grasso.
A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy
The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...