Ilir Meta si oaz i Lulzim Bashës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta si oaz i Lulzim Bashës

15:49 | 01/05/2017
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, duhet qëmtuar me kujdes se cila është pasoja qetësuese e skenës politike në vend. Duke lënë mënjanë shpotitë e rrjeteve sociale e natyrisht fjalët e zeza, zgjedhja e Ilir Metës duhet pranuar si një lëvizje politike zjarrfikëse. Ndaj, në Kuvendin e Shqipërisë nuk votoi njeri Ilir Metën e grevës së urisë që kacavirrej në sallën e Kuvendit drejt foltores së Jozefina Topallit, nuk votoi njeri Ilir Metën që mallkonte me zë e figurë Edi Ramën pas filmimeve të Dritan Priftit, nuk votoi njeri Ilir Metën që nxori në rrugë tragjedinë e 21 janarit. Në Kuvend u votua për një oaz qetësie, ku ka ende pak ujë për t’i hedhur flakëve të krizës. Në këtë këndvështrim kuptojmë përse Ilir Meta mori të gjitha votat e të pranishmëve në sallë, veç ato të Ben Blushit, të cilit tashmë ia kanë përcaktuar fort mirë rolin në një teatër që pas zgjedhjeve të mundshme të 18 qershorit do të quhet opozitë.

Tani është ora që mos të humbet kohë cili është garanti i ardhshëm i Kushtetutës, por si mund ta shfrytëzojmë këtë ngjarje për të dalë nga kriza që ka përfshirë vendin. Duhet pranuar se Ilir Meta dje tek thoshte që nuk jam i lumtur, por jam i nderuar, shprehu dhimbjen e sakrificës së tij politike. Ai krijoi një parti politike duke shitur shtëpinë dhe mirë apo keq ka qenë që pas 2009 përcaktor në skenën e politikës. Për herë të parë zgjodhi të jetë përcaktor, por jo duke shitur shtëpinë, por qënësinë politike në krye të partisë që themeloi vetë. Nuk do shumë mend që LSI hyn në një fushatë të çuditshme më e dobët, shumë më e dobët. Ani se Meta mund të bëjë eminencën gri deri në 24 korrik, ai sërish nuk e udhëheq dot këtë fushatë. Mund ta komandojë, por jo ta udhëheqë. Elektorati i LSI-së, i cili shquhet për shpirtin e tij pragamatik, ka humbur busullën e orientimit drejt ideologjisë së pragmatikes. Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Presidentit të ardhshëm e tha shkoqur se do të donte të tjerë njerëz për kreun e shtetit. Ajo e di shumë mirë që krijesa që ka krijuar së bashku me të shoqin, LSI-ja, sot është më e rrezikuar se kurrë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kjo është arsyeja që zgjedhja e Ilir Metës në krye të shtetit duhet parë as nën buzagazin e gazmoreve që gjenden me stivë në rrjetet sociale, as nën zhgënjimin e mallkimeve që gjenden në të njëjtën kënetë. Ky njeri bëri këtë zgjedhje, sepse rrethanat e kanë detyruar. Shqipëria është në një krizë që vetëm Bernd Borchardt dhe diplomatët e tjerë nuk e shohin ose nuk duan ta shohin. Në Maqedoni nuk është çudi që për punë ditësh të plasë pushka. Natyrisht, në këto rrethana, ku kufinjtë në Ballkan mund të ndryshojnë, Shqipërisë i duhet më shumë stabilitet. Ilir Meta në këtë rast duhet parë si një nga elementët e stabilitetit. Elementi tjetër është opozita. Kjo e fundit nuk mund t’ia falë pushtetin e opozitës Blushit a ndonjë tjetri që ka emëruar pushteti. Nxjerrja jashtë sistemit e pakicës kundërshtuese do të thotë që opozita vetë po bëhet përgjegjëse, po aq sa Edi Rama për të instaluar këtu një regjim që kalon kufinjtë e autokracisë. Kreu i qeverisë nuk ka kurrfarë droje të marrë 100 apo 110 mandate, të emërojë opozitën dhe pastaj të thotë: “Qesh mirë, kush qesh i fundit…”. Opozita duke qëndruar jashtë po i mohon vetes që nesër edhe si pakicë duke shfrytëzuar dinamikat e politikës parlamentare të rrëzojë Edi Ramën ose të organizojë më mirë dhe më cilësisht lëvizjen popullore.

Qysh dje Lulzim Basha me Metën President nuk ka më pengesa për të qenë kryeministër i një lëvizje gjithpërfshirëse, por këtë e kupton vetëm po hyri në Kuvend, jo të qëndrojë në çadër dhe të porosisë pica me telefon.

Etiketa: Bernd BorchardtDritan PriftiIlir MetaIlir Meta si oaz i Lulzim BashësJozefina TopallioazQesh mirë kush qesh i fundit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Valentina Leskaj: Nuk kandidoj në zgjedhjet e 2017-ës

Valentina Leskaj: Nuk kandidoj në zgjedhjet e 2017-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com