Presidenti Ilir Meta ka postuar në “Facebook” një fotografi, ku bën shqiponjën së bashku me kampionen e xhudos Majlinda Kelmendin.
“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës. Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.”, shkruan Meta.