Ilaçi i prodhuar në Rusi kundër koronavirusit? Si qëndron e vërteta (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilaçi i prodhuar në Rusi kundër koronavirusit? Si qëndron e vërteta (film)

15:55 | 18/03/2020
në Bota, Kryesore
0

Mediat ruse i bëjnë jehonë një ilaçi të prodhuar në kohën e Bashkimit Sovjetik, i cili thuhet të jetë përdorur në Kinë për të luftuar koronavirusin. Thuhet se, ministria kineze e Shëndetësisë ka përfshirë zyrtarisht ilaçin Arbidol (përbërës aktiv: umifenovir) në listën e ilaçeve që përdor kundër koronavirusit COVID-19.

Ilaçi u zbulua në Bashkimin Sovjetik në vitin 1974. Në Rusi, përdoret për të trajtuar gripin dhe ftohjen e zakonshme, dhe është një nga ilaçet më të shitur në vend, i disponueshëm nga çdo farmaci.

Por pavarësisht kësaj, Organizata Botërore e Shëndetit nuk e konfirmon që ky ilac ka efekt mbi koronavirusin, duke iu referuar studimeve të bëra.

Read more

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Megjithatë Kina, përveç Arbidol, në listën e saj të trajtimeve ka futur barna që janë përdorur në të kaluarën, në shpërthime të infeksioneve koronavirus (SARS-CoV në 2003 dhe MERS-CoV në 2012), përkatësisht ribavirin, lopinavir /ritonavir.

Portali në gjuhën ruse “Bell” hetoi për dy javë për të zbuluar nëse Arbidol i epokës sovjetike kishte ndonjë lidhje me atë që po përdorej në Kinë. Përgjigja doli të ishte po. Intervistuan ekspertë të ndryshëm të cilët konfirmuan që emri kinez i ilaçit tingëllon si Arbidol. Në një forum mjekësh kinezë u gjet se , 阿比多尔do te thoshte Arbidol. Që ilaçi në fjalë është i njëjti agjent antiviral i zhvilluar në Bashkimin Sovjetik sqarohet edhe në gazetën zyrtare të Partisë Komuniste të Kinës.

Por situata mbetet e paqartë, pasi OBSH refuzoi ta njohë atë si një kurë për gripin, dhe rregullatori amerikan FDA nuk e ka certifikuar atë, pasi testet laboratorike nuk arritën të konfirmojnë efektivitetin e tij.

Pavarësisht kësaj në Rusi, Arbidol është jashtëzakonisht popullor. Ishte I përfshirë në listën zyrtare të ilaçeve jetësore, krahas, insulinës për diabetikët dhe steroideve siç është progesteroni. Në vitin 2009, rekomandohej nga Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë dhe Zhvillimit Social, Tatyana Golikova si një profilaktik kundër gripit të derrit. Sidoqoftë, mbetet subjekt skepticizmi.

Kryetari i Urdhrit të Farmacistëve i St.Petersburg, Aleksandër Khadzhidis citon mungesën e provave për kredencialet medicinale të Arbidol: “Arbidol dhe disa ilaçe të tjera antivirale] kanë qenë në qendër të një duzine studimesh, ato vështirë se mund të quhen autorizuese,” thotë ai.

Përkundër sfondit të epidemisë COVID-19, Otisifarm, prodhuesi rus i Arbidol, nisi një fushatë reklamimi në radio në fund të janarit, duke pretenduar se ilaçi ishte “efektiv edhe kundër koronavirus”. Si rezultat, shitjet e Arbidol në Rusi u rritën në masën 80%.

E siç thuhet, lajmi ka marrë dhenë dhe nga Kina e largët ka mbërritur në Itali. Mediat italiane shkruajnë për të njëjtin ilaç duke iu referuar një video të bërë virale tashmë, të një çifti të moshuarish italianë që blejnë Arbidol në një aeroport të Moskës.

Skepticizëm ka edhe në mediat italiane. Ato i referohen një studimi të publikuar në shkurt te Smartmag, që i referohen këtij ilaçi të përdorur për infeksionet antivirale, por që nuk lejohet të përdoret në vendet perëndimore.

A po pasurohet Rusia nga shitja e Arbidol? Patenta e Rusisë për Arbidol skadoi në vitin 2007, që do të thotë se çdo prodhues tani mund të shesë një ilaç gjenerik me të njëjtin përbërës aktiv. Në Kinë, gjashtë kompani të mëdha farmaceutike kanë prodhuar Arbidol që nga viti 2010, ndërsa në Rusi mbetet në shitje në çdo farmaci. Një paketë kushton 136 rubla (2 dollarë)./BW

 

https://www.instagram.com/p/B92OmsrhYt4/

Etiketa: ArbidolBashkimi SovjetikCOVID-19ilaçi për të luftuar koronavirusinmediat ruseOtisifarmprodhuesi rus i Arbidol

Të Lidhura

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

nga 27
08:42 | 16/05/2026
0

Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden në kohën kur ishte president i SHBA-së për të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Para
Albini po lune koqe me Trampin e le ma me LDK-në?!

Albini po lune koqe me Trampin e le ma me LDK-në?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com