“Il kazano italiano” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Il kazano italiano”

20:20 | 06/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

Djegia e mandateve nga opozita, dhe protestat e rregullta përballë Parlamentit, i kanë dhanë një karakter ndërkombëtar krizës sonë. Mediat e huaja po pasqyrojnë në mënyrë besnike çdo gjë që ndodh në Shqipëri, duke ngritur kësodore baticën e opinionit publik perëndimor. Ky është një lajm i mirë për opozitën, e cila ka nevojë që denoncimet e saj të gjejnë jehonë në mediumet e ndryshme botërore, për të tërhequr mandej edhe vendimmarrësit e atyshëm në zgjidhjen e krizës.

Në të njëjtën kohë, kjo potere në gjuhë të huaj, përbën një lajm të keq për mazhorancën, pasi e ka të pamundur të kontrollojë hulumtimet e pavarura të gazetarëve që nuk kënaqen me “kasetat” e dala nga zyrat e propagandës, duke rrezikuar fasadën e krijuar me shumë mund brenda dhe jashtë vendit. Pikërisht, kjo humbje e monopolit mbi informacionin nga ana e mazhorancës e detyroi Ramën të nisë një fushatë komunikimi në dy televizione të shtetit fqinj.

Read more

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Mbrëmjen e së martës u shfaq në emisionin “Porta a Porta”, të drejtuar nga Bruno Vespa, ndërsa paraditen e sotme në ekranin e La7, në emisionin “L”Aria che tira”. Në të dyja këto dalje Rama u përball me panele miqësore, ku intervistuesit nuk dallonin shumë nga ata të ERTV-së. Madje, nuk është ndonjë konspiracion i madh të mendosh se ishin të programuara për të qenë të tilla. Mjafton prania bujare e Vittorio Sgarbi-t në intervistën e La7 (Një nga miqtë e Ramës përtej Adriatikut, i cili në vitin 2012 dha dorëheqjen si kryebashkiak i Salemit, pasi komuna që drejtonte u shkri për pasojë të infiltrimeve mafioze; por kjo është një histori tjetër), për të kuptuar se politikani atipik (krushqit ngjajnë pa bëhen) po shërben si fixer, ose ndreqës (dikush që ndihmon gazetarët të lëvizin në një shtet të panjohur për të siguruar takime dhe informacione). Pikërisht për të ndrequr imazhin e tij, sigurisht jo të Shqipërisë, sepse në atë rast do të duhej të takonte homologun italian që sot ndodhet në Serbi, Rama po ndihmohet nga Sgarbi në këtë tentativë të dëshpëruar për të shuar zjarrin që po i rrezikon pushtetin absolut që zotëron.

Mesazhi që kryeministri u përpoq të përcillte në gjuhën italiane vërtitej rreth koncepteve: Nuk ka krizë dhe se kjo që po ndodh këtu është një revoltë e “pallatit të politikës së vjetër”. Njohja e cekët e realitetit shqiptar dhe babaxhanllëku ndaj të ftuarit, nuk krijuan tek intervistuesit shqetësimin e duhur për të ngritur kundërpyetje serioze mbi temat e rrokura. Nuk pyetën se, si është e mundur që një politikan i cili ka njëzet vite në pushtet kanoset nga “politika e vjetër”? Dhe, as u shqetësuan nga fakti se, për drejtuesin e lartë të një shteti që pretendon të bëhet pjesë e BE-së, një Parlament i përgjysmuar, nuk përbën shkak për një krizë politike.

Jo, hiç, asgjë.

Madje, edhe kur Rama krahasoi lëvizjen e opozitës shqiptare me atë të opozitës italiane të viteve njëzetë, komentet ishin tepër naive. “Pastaj përfundoi, siç përfundoi…” – tha Bruno Vespa pa shpënë deri në fund arsyetimin, kur kryeministri ynë përmendi Aventinon. Një term në zhargonin e politikës italiane i njohur për 743 mijë teleshikuesit e djeshëm të “Porta a Porta” (matja e audiencës është e përditshme dhe publike në Italinë e 60 milionë banorëve), por çfarë do të thotë “Aventino” dhe si përfundoi?

Aventino është një nga shtatë kodrat e Romës. Në lashtësi kjo zonë banohej nga plebejtë, banorët e qytetit që nuk i përkisnin familjeve historike të patricëve, të cilët e konsideronin veten trashëgimtarë të themeluesve të qytetit. Sipas historianëve romakë, në momentet e vështira të Republikës, banorët e Aventinos kishin si instrument kryesor të luftës së tyre politike një formë greve të quajtur “Secessio plebis”, ose shkëputjen e plebejve. Kur patricët abuzonin me pushtetin e tyre, në forma dhe mënyra që plebejtë i konsideronin të papranueshme, këta të fundit organizoheshin në një revoltë, jo të dhunshme dhe tërhiqeshin në Aventino, duke refuzuar të merrnin pjesë në jetën politike dhe ekonomike të qytetit, derisa të pranoheshin kërkesat e tyre.

Me po të njëjtën strategji veproi në vitin 1924 opozita italiane. Pas vrasjes nga trupat fashiste të deputetit Mateoti, opozita braktisi Parlamentin në shenjë proteste, duke u grupuar në një sallë të Monteçitorios (Parlamentit), deputetët e quajtën lëvizjen e tyre “tërheqje në Aventino”.

“Ne flasim nga kjo sallë parlamentare, ndërsa nuk ka më Parlament. Të zgjedhurit e vetëm qëndrojnë në Aventinon e ndërgjegjes sonë, nga ku asnjë joshje nuk do t’i tërheqë deri sa të agojë dielli i lirisë, të rikthehet sundimi i ligjit dhe përfaqësimi i popullit të mos jetë më shakaja mizore në të cilën e kanë shndërruar” – deklaronte Filippo Turati në fjalimin që pagëzoi këtë lëvizje. Rezultati i Aventinos moderne, sipas shumë bashkëkohësve dhe historianëve, hapi rrugën për transformimin përfundimtar të fashizmit në një regjim diktatorial nën udhëheqjen e Musolinit. Kjo ishte çka nënkuptonte Bruno Vespa me: “Pastaj përfundoi. siç përfundoi…”.

Sigurisht, Edi Rama është shumë larg transformimit në një Musolini, më tepër për rrethana historike dhe politike, sesa për trajtat autoritare që nuk i mungojnë; megjithatë ballafaqimi i gazetarëve italianë me një kryeministër beribat, dhe me një opozitë shqiptare në Aventino, duhet të kishte ngjallur më shumë dyshime dhe kujdes për shkaqet që e çuan në këtë rrugë ekstreme, sidomos nga një popull që prej tërheqjes së opozitës u ndëshkua ashpërsisht nga historia.

Mirëpo, ndonëse kryeministri mund t’ia ketë hedhur paq në atë që mund të quajmë “il kazano italiano”, programe opinioni nga ku fitoi pak vëmendje në mediat e atyshme dhe bëri krenar mbështetësit e këtushëm, së pari komentuesin e ethshëm të facebook-ut, Petro Koçi (po, ka edhe kështu!), rrapëllima e krizës është aq e madhe saqë pelegrinazhet e tij në kanalet e huaja nuk frenojnë dot pelegrinazhet e korrespondentëve të huaj në kërkim të së vërtetës.

Me “opozitën në Aventino”, gazetarët e huaj në terren dhe skandalet në mejdan, asgjë nuk mund të ndalë klepsidrën që tashmë është përmbysur, dhe bashkë me të edhe fati i këtij Parlamenti.

/politiko.al/

Etiketa: aventinoBruno VespaGentian GabaIl kazano italianoL”Aria che tiraLa7patricëtplebejPorta a PortapotereSecessio plebis

Të Lidhura

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:39 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:33 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

nga 27
12:01 | 16/03/2026
0

Në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës play-off ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e...

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

nga 27
11:57 | 16/03/2026
0

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për...

Para
Kriza politike/ Një tjetër zyrtar i BE nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe opozitën

Kriza politike/ Një tjetër zyrtar i BE nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:39 | 16/03/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com