Ikonat e përdorura të Teatrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ikonat e përdorura të Teatrit

19:45 | 01/08/2019
në Bota, Kryesore
0

Nga Ermal Mulosmani

Kryeministri ynë, për çdo ditë, në zyrën e tij kryesore, atë të Facebook-ut, publikon deklarime të aktorëve të mirënjohur teatrorë që janë pro Teatrit të ri.  Ai kaloi nga Rajmonda Bulku, te Ndriçim Xhepa, Ema Andrea, Artan Imami etj.

Të më falenderojnë ata aktorë që ua harrova emrin në këtë listë.

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Kryeministri po përpiqet t’i kthejë aktorët kundër njëri tjetrit dhe kjo është e padinjitetshme. Edhe për një Drejtor lokal e lëre më për një Kryeministër. Artistët mund të kenë njëmijë halle e një i gjithëpushtetshëm si Kryeministri ynë, mundet të gjejë mënyra për t’ua marrë nëpërkëmbë dinjitetin. Siç bëri më Rajmondën ose me Robert Ndrenikën. I bëri të hanin fjalët e veta dhe publikisht… M’u kujtua Berti i mirë, aktori më i dashur shqiptar, kur i tha Ministres së atëhershme të Kulturës “Unë nuk do të tretem në gropë por do të shtrihem aty që të mos shembet Teatri”!

Pse na e more Bertin e mirë?! Ai është dashuria jonë, u rritëm me të. Ai nuk ka moshë për t’ia marrë erzin, po shkon 80 vjeç! Lëreni të rrijë ashtu ikonë, dashuri, artist.

Ku shkoi Bujar Asqeriu me shpërthimet e tij emocionalo-patetike në mbrojtje të Teatrit? Po Arben Derhemi që mbante flamurin e mbrojtjes?

Sigurisht ata ndërruan qëndrim. U bënë indiferentë tashmë. Ndonjë ditë, ndonjërin prej tyre do ta shohim të na përmendë të mirat që ka ndërtimi i ri. Dhe pastaj Kryeministri do ia marrë deklaratën e tij publike e do t’ia shpërndajë në zyrën e tij kryesore, atë të Facebook-ut. Do e fillojë me fjalët e neveritshme “Sa bukur e ka shprehur Filan Fisteku, aktori ynë i njohur, ai që ka bërë sa e  sa role”….

Më e poshtër sesa këmbimi i tokës së Teatrit me ndërtesën është nëpërkëmbja e artistëve, kthimi i tyre kundër njëri tjetrit! Kjo është diabolike.

I nderuar Zoti Kryeministër!

Bashkë me shembjen e ndërtesës po shemb edhe dashurinë tonë për gjithë çfarë ka prodhuar ajo ndërtesë! Mos e përdorni Robert Ndrenikën e madh, as Bujar Asqeriun, as Artan Imamin që e latë pa gjumë… Lëreni Jusuf Vrionin e madh atje, në Mbretërinë e madhe të asaj bote.

Mjaft u del Laerti i pakompromis në mbrotje të pushtetit e Isai i vogël i Kolonjës së madhe…Ah, harrova edhe Luftarin që të pat thënë atë batutën për brekët e Violeta Manushit “Brekët e Violetës janë të arta”! Me atë bëj çfarë të duash. Ai është i Portokallisë së komunizmit.

Mos e detyro Rajmondën dhe Emën të të përgjigjen duke ua përmendur emrin në Apelin e tmerrshëm. Sepse ato, të paktën morën kurajon dhe i shkruan dy fjalë në reagim të statusit tuaj, një përpjekje për të dalë nga vatha e të përdorurve .

Në përfundim, ju do ta shembni atë godinë, unë jam fare i qartë. Dhe, për hir të së vërtetës, jam pro jush. Ajo godinë duhet shembur dhe duhet ndërtuar një e re që të shërbejë për 100 a 200  vjetët e ardhshme. Nuk po i hyj këtu mënyrës sesi do të ndërtohet Teatri i ri se nuk është subjekt i këtij shkrimi. Por mos i përdorni ikonat e teatrit. Lërini në hallët e tyre, të mbesin dinjtozë.

E di që thellë thellë do mendosh “ato farë ikonash”. Prandaj edhe i sulmon duke ua publikuar turpin e tyre në FB Tuaj.

Dua ta mbyll duke përmendur arsyen se pse ikonat tona nuk duhet të deklaroheshin pro qëndrimit të Kryeministrit edhe kur ky ishte mendimi i vërtetë.

Sepse është hera e fundit që mendimi i tyre i intereson Atij.

/Gazeta Express/

Etiketa: Ikonat e perdorura te teatritTeatri Kombëtar

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Shkërmoqja e Digitalb/ Televizioni më i madh në vend del nga platforma

Shkërmoqja e Digitalb/ Televizioni më i madh në vend del nga platforma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com