Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së Territorit janë vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e resortit “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.
Ndërhyrjen e IKMT-se e ka dënuar edhe deputeti i PL-së, Petrit Vasili, i cili thotë se ky është një sulm i pastër.
Sipas Vasilit, kjo që po ndodh është një hakmarrja dhe një skenë e turpshme.
“Është një sulm, hakmarrje duke shkelur çdo ligj dhe rregull. Gjithçka ka qenë me dokumentacion dhe i rregullt. Është vetëm hakmarrje dhe asgjë më shumë. Mafiozi që drejton Shqipërinë hakmerret. Kjo është një pamje që i japim turistëve”, tha Vasili për News24.