Idrizi: Zinxhiri shkollor në Shqipëri duhet të reformohet radikalisht – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Zinxhiri shkollor në Shqipëri duhet të reformohet radikalisht

10:16 | 17/06/2017
në Shqiperi
0

Zinxhiri shkollor në Shqipëri, nga ai parashkollor e deri tek universitetet, duhet të reformohet thellësisht, radikalisht. Vizioni ynë si PDIU është që shkollimi të jetë formësim, të jetë edukim. Vetëm me këtë vizion unë jam i bindur që do t’i fuqizojmë të rinjtë

Kështu është shprehur kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në një takim me të rinjtë në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Idrizi u shpreh se të rinjtë janë shpresa për ta çuar Shqipërinë në Europë.
“Unë mendoj që të rinjtë duhet të kalojnë çdo kufi. Kufijtë e imagjinatës, por edhe kufijtë e asaj që sot është prezent, mungesës së shpresës, kreativitetit dhe aspiratave. Sepse ju keni forcën dhe arsyen për të pasur aspirata në këtë vend. Për këtë vend që më vjen keq, kur e kemi nisur 27 vjet më parë ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa ne ishim shumë idealist, por paskemi qenë edhe pak naiv në këtë kuptim, sepse ne mendonim që pas një viti, pas dy vitesh, Shqipëria do të ishte pjesë e Europës. Por mesa duket ky tranzicion me zig-zake që kemi bërë këto 27 vjet, na vjen tani të shpresojmë që fëmijët tani të jenë pjesë e Europës.
Në fakt fuqia e rinisë për të na tejkaluar ne dhe të parët tanë është shpresa më e madhe dhe e vetmja siguri dhe garanci që ne kemi. Por si mund të arrihet kjo? Duke ju dhënë fuqi të plotë të rinjëve. Por si mund t’jua japim këtë fuqi?
Në radhë të parë ne duhet të ndërtojmë modelet e një shoqërie solidare, e një shoqërie të drejtë, e një familjeje të fortë dhe me kohezion social. T’ju mbrojmë të rinjëve tanë vlerat e familjes dhe unë besoj që këtu fillon ky burim parësor i frymëzimit të të rinjve”,– tha Idrizi.

Kryetari i PDIU-së propozoi një model të ri studimi për të rinjtë nga shkolla deri në Universiteti, duke e rikonceptuar kwtw zinxhir si institucione formimi dhe edukimi.
“Ne mendojmë që i gjithë zinxhiri shkollor në Shqipëri, nga ai parashkollor e deri tek universitetet, duhet të reformohet thellësisht, radikalisht, në mënyrë që ai të rilidhet dhe të rikonceptohet. Ne nuk duhet të kemi thjesht shkolla me mësues dhe nxënës, shkolla me studentë dhe pedagogë. Por neve na duhet në radhë të parë të kemi institucione formimi dhe edukimi. Ku mësuesit dhe nxënësit, pedagogët dhe studentët, janë komunitete që bashkëudhëtojnë dhe nuk janë thjesht mësuesi-lektori flet dhe të tjerët shkruajnë dhe thjesht nxëmë. Janë komunitete që modelojnë, formojnë, modele jetësore dhe qytetarie. Besoj që këtë ne duhet ta bëjmë nëpërmjet inkurajimit të mendimit kritik dhe shërimit të imagjinatës dhe kreativitetit të çdonjërit prej jush. Vizioni ynë si PDIU është që shkollimi të jetë formësim, të jetë edukim. Duke i parë shkollat dhe universitetet si komunitete të pashkëputura e të pranishme në jetën e nxënësve, në jetën e mësuesëve, pedagogëve, studentëve gjatë gjithë jetës së tyre në këtë gjatësi formimi nga ai parashkollor deri tek ai universitar.Vetëm me këtë vizion unë jam i bindur që do t’i fuqizojmë të rinjtë”, – tha Shpëtim Idrizi gjatë takimit me të rinjtë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Gjithashtu kryetari i PDIU-së theksoi se është shumë e rëndësishme plotësimi i hartës identitare të të gjithë të rinjve.
“Thelbësore është plotësimi një herë e mirë i hartës identitare kombëtare të të gjithë të rinjve. Në mënyrë që krenaria dhe dinjiteti i tyre si shqiptarë mos të jetë vetëm në stadiume, apo kur marrim kupa, e kur marrim medalje. Por duhet të jetë në çdo ditë të jetës tonë, sepse ne duhet të jemi krenarë që jemi shqiptarë, një komb me histori, me kulturë. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur një slogan shumë sinjifikativ, që ne kemi “Veç një Atdhe”. Duhet të jetë një dashuri në radhë të parë për Atdheun. Ne kemi plot arsye që si komb e si shqiptarë për të qenë krenarë e kryelartë në çdo ditë të jetës tonë. Unë ju ftoj të na tejkaloni neve dhe të jeni juve shpresa e Shqipërisë sot dhe jo nesër. Kjo është arsye pse për neve meritokracia, gara, vlerat, talenti, zotësia do të jenë kriteret qe ne do t’i vendosim në themel të strukturës tonë poitike por edhe në themel të ofertës tonë qeverisëse”,- theksoi kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Etiketa: edukimiinstitucione arsimorekreu i pdiu-seshkollimiShpetim Idrizitë rinjtë

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
 Zjarr Lezhë, rrezikohen disa banesa në fshat

Lezhë/ Dhunohet kryeplaku i fshatit Rraboshte, përplasen PS-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com