Idrizi: Të krijohet një Autoritet Kombëtar për Solidaritetin e një për Pronën (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Të krijohet një Autoritet Kombëtar për Solidaritetin e një për Pronën (film)

16:30 | 31/05/2017
në Uncategorized
0

Mesila Doda: PDIU nuk mund të jetë parti e vogël, një parti e cila çështjen ekonomike dhe çështjen e nacionalizmit ekonomik e ka thelbin e saj.

Shqipëria ka nevojë për një Autoritet Kombëtar të Solidaritetit në mënyrë që të gjithë organizatat që ofrojnë ndihmë, apo edhe qytetarët që duan të kontribuojnë, të ndihmojnë ata që janë më të varfër. Kështu u shpreh kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorë të Njësisë 7 dhe 11 në Tiranë. Në këtë takim ishte e pranishme deputetja Mesila Doda, si dhe kandidatët e PDIU-së në qarkun e Tiranës, Marin Rami, Arjan Hamiti e Alfred Deshati.

Idrizi theksoi se për të zgjidhur problemet e pronësisë, duhet të ngrihet edhe një Autoritet Kombëtar për Pronat.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Ne kemi menduar që ky vend ka nevojë për një Autoritet Kombëtar të Solidaritetit. Ne nuk mund të jemi të pandjeshëm karshi të gjithë atyre njerëzve që janë në kufijtë e varfërisë dhe ky autoritet, do të mund të integronte të gjithë organizatat që ofrojnë ndihmë, apo edhe qytetarët që duan të kontribuojnë për të ndihmuar ata që janë më të varfërit. Një solidaritet më të madh për familjen dhe të ndihmojmë për rritjen e popullsisë, nëpërmjet pensioneve të posaçme për nënat me më shumë se dy fëmijë. Ne shohim që prona është një ndër problemet më të mëdha për këtë vend. Eshtë një gangrenë prej 27 vjetësh dhe sot është shumë e vështirë që të shohësh se ku mund të bësh biznes, apo të kesh më shumë garanci për pronën. Për këtë arsye, PDIU propozon që të ngrihet një Autoritet Kombëtar për Pronën, ku të kemi mundësi të integrojmë të gjitha ato institucione, siç janë Hipoteka, ALUIZNI etj. Duke patur një sistem të integruar do të kemi mundësi që ti japim fund gjithë kësaj gangrene 27-vjeçare,  e cila në fund kthehet edhe në një pasiguri ekonomike”,- u shpreh kryetari i PDIU-së.

Idrizi ftoi qytetarët që të angazhohen në politikë për të ndryshuar Shqipërinë dhe të votojnë PDIU-në, të votojnë nr.13.

“Shqipëria është një vend që po plaket, Shqipëria është një vend ku gjithkush, por sidomos rinia, po mundohet të largohet jashtë për shkak se janë të zhgënjyer. Në një studim të OKB-së, në vitin 2100 Shqipëria rrezikon që të ketë 1.7 milionë banorë, imagjinoni që në vitin 1990, kemi qënë 4 milionë banorë. Një vend që i ka të gjitha resurset, që Zoti i ka dhënë gjithçka, mesa duket ka lënë mangët mendjet e politikanëve. Kjo është arsyeja pse në kërkojmë që ju qytetarët të angazhoheni në politikë, për ta ndryshuar këtë vend. Unë ju ftoj që të votoni PDIU-në, të votoni nr.13, të votoni ata të cilët i dua shqiptarët bashkë dhe nuk i shohin të ndarë, por i shohin të gjithë bashkë aty ku i ka vënë zoti”, – tha Shpëtim Idrizi.

Ndërsa deputetja Mesila Doda u shpreh se një parti e cila ka në themelin e saj çështjen kombëtare, nuk mund të jetë një parti e vogël.

“PDIU nuk është parti e vogël, PDIU është parti e cila në themelin e saj kauzën kombëtare. Një parti e cila ka çështjen kombëtare në themel të saj, nuk mundet të jetë parti e vogël. Nuk mund të jetë parti e vogël, një parti e cila çështjen ekonomike dhe çështjen e nacionalizmit ekonomik e ka thelbin e saj. Patriotizmin që ne kemi në programin tonë, nuk e kemi thjesht çështje retorike apo çështje politike, por e shohim si levën e Arkimendit që mund jo vetëm të ngrejë ndërgjegjen e kombit, por edhe mund të gjallërojë e rrisë ekonominë shqiptare. Ne kemi një program social i cili është fokusuar në ndihmë të gruas, në ndihmë të familjes dhe në ndihmë të rritjes së popullsisë, sepse Shqipëria ka një popullsi që po plaket. Familjet që kanë dy dhe më shumë fëmijë të marrin ndihmë sociale, deri kur fëmijët të mbërrijnë në moshën madhore. Kjo sepse Shqipëria po shpopullohet me shpejtësi, po shkon drejt plakjes”,- u shpreh kandidatja e PDIU-së për deputete në qarkun e Tiranës, Mesila Doda.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Maqedoni/ Qeveria e re do të zgjidhet sonte në mesnatë

Maqedoni/ Qeveria e re do të zgjidhet sonte në mesnatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

18:42 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:58 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:56 | 04/02/2026
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

17:48 | 04/02/2026
Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

17:38 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –
  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –
  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com