Idrizi prezanton kandidatin Nustret Avdullai në Fier: Në 25 prill të bashkohemi te zëri politik i Çamërisë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi prezanton kandidatin Nustret Avdullai në Fier: Në 25 prill të bashkohemi te zëri politik i Çamërisë (film)

14:05 | 06/04/2021
në Kryesore
0

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është ndalur në Fier në vijim të turit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet, Nustret Avdullai.

Ai kërkoi votën e qytetarëve për koalicionin PD-Aleanca e Ndryshimit dhe për kandidaturën e Avdullait, për t’i dhënë zë, siç u shpreh, qytetarëve çamë në Kuvendin e Shqipërisë dhe avancimin më tej të çështjes Çame.

Idrizi bëri një bilanc të punës së PDIU në 12 vitet e saj në skenën politike shqiptare, të drejtuar prej tij, e renditur forcë e katërt dhe me kryefjalë të programit të saj, çështjen Çame dhe atë kombëtare.

Read more

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

Si suksese të PDIU, Idrizi renditi miratimin e rezolutës Çame në Kuvendin e Shqipërisë, ngritjen e Varrezave Monumentale në Kllogjer, krijimin e Bashkisë së Konispolit, amendamentet për Censusin 2010, nisma për dekomunistizimin, si dhe ndërkombëtarizimin e çështjes Çame nga Brukseli e deri në Uashington.

“Dëgjoj shumë nga ju që thonë, ça ka bërë PDIU në të gjithë këtë kohë? Ça do të bëni ju në 4 vitet e ardhshme? Unë jam shumë krenar që ne u bëmë një forcë politike e katërta parlamentare pre 12 vitesh. Jam shumë krenar që bashkë me ju, me shumë mund arritëm të miratojmë një rezolutë në Parlamentin e Shqipërisë për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, një rezolutë e detyrueshme për çdo qeveri. Jam shumë krenar që ajo rezolutë sot është miratuar, dhe mos harroni në vitin 2004 kur ne donim rezolutën, u rrahën në dyert e Parlamentit, a thua se po e kërkonim në dyert e Parlamentit grek. Por, edhe për shkak të kujtesës njerëzore, jam krenar që ndërtuam Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, të cilët nga ai eksod biblik arritën në territorin shqiptar, humbën jetën nga sëmundjet, etja dhe uria, por sot kemi një vend prehje për ta. Jemi krenar që arritëm me deputetët tanë në Parlament, të mundësojmë ekzistencën e Bashkisë së Çamërisë, e kam fjalën për Bashkinë e Konispolit. Bëmë gjithçka 10 vite më parë, që Censusi i 2010-ës mos të bëhej shkas për të avancuar fqinjët tanë me axhendën e vorio-epirit. Ishin amendamentet e PDIU, që bëri që kjo gjë të ishte e pamundur. Jam krenar që gjatë gjithë kohës ne si PDIU kemi ndërmarrë nisma ligjore që të ndahemi nga ai regjim, nga regjimi komunist, jo thjesht e vetëm se nuk mund të harrojmë diskriminimin që na bëri ai regjim, por se ky vend ka nevojë të ndahet nga këto nivele sepse parvenytë e tyre na përsëriten prap si autoritaristë me çorape të kuqe dhe me çorape të verdha. Kërkuam hapjen e dosjeve me lustracion sepse Shqipëria ka djem e vajza sa të duash, të shkolluar, juristë brenda e jashtë që janë krijuar në këto 30 vitet e fundit, që do t’i bënin nder çdo sistemi. Por ne vazhdojmë akoma edhe pas 30 viteve të vendosim ish-sigurimsat apo ata që janë shkolluar atëherë, a thua se u shua Shqipëria nga djemtë dhe vajzat akoma në sistemet tona të drejtësisë. Morëm nisma pikërisht për t’u ndarë nga ai regjim dhe këto kanë qnë nisma të ndërmarra nga PDIU. Padyshim që kemi lobuar për ta kombëtarizuar çështjen Çame këtu në Shqipëri, po edhe te ndërkombëtarët, deri të Departamenti Amerikan i Shtetit. Të mos harrojmë përpjekjet tona që për herë të parë diplomacia shqiptare në Bruksel të vendoste prioritetet në raportet e saj me Greqinë ku çështja Çame, heqja e Ligjit të Luftës, çështja e pensioneve, ishin prioritare”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU kishte një mesazh edhe për të larguarit nga kjo forcë politike, në drejtim të Rilindjes. Ai i sfidoi ata që të bëjnë publike marrëveshjen që kanë bërë me Edi Ramën, në interes të çështjes Çame.

“Çdo njeri mund të bëjë zgjedhjet e veta, por të më thotë dikush sot dhe i drejtohem atyre, më tregoni një marrëveshje që keni me Edi Ramën, me njeriun që e shkelmoi çështjen Çame, a keni dy rreshta? Na e thoni, kemi rëndë dakord me Edi Ramën dhe do të bëjmë një, dy, tre, katër, pesë gjëra. Vijnë vërdallë, nuk rrinë as në shtëpinë e tyre, por vijnë këtu në Fier. Çamërinë e përfaqëson PDIU, Çamërinë e përfaqëson Shoqata “Çamëria. Ne nuk mund të pranojmë dot atë që po ndodh edhe për shkak të përkatësisë tonë. Kjo është arsyeja që edhe në programin, marrëveshjen e PDIU me PD dhe Aleancën për Ndryshim, kemi marrëveshje të shkruar, që të avancojmë me çështjen, jo për folklorizëm dhe përdorim si çakmak, por të avancojmë me kujtesën historike, me gjykatat edhe ndërkombëtare për çështjet pronësore. Kjo është arsyeja që unë duhet t’i pyes të gjithë ata që janë bërë një ditë të bukur, se kam nja 20 vjet që i dëgjoj dhe që më rrokanisim kokën, që çamët janë të djathtë, e në fund fare, janë nja 12 që na u bënë Rilindas, edhe mavi, ca edhe në fund të moshës së tyre.

Mund të shkojnë aty nga aftësitë e tyre nga mos dikush di të bëjë këpucë, dikush di të gatuajë, dikush di të bëjë një gjë tjetër, janë të respektuar për atë gjë, por ju lutem mos na thoni që do të shkoni në Parlamentin e Shqipërisë për të mbrojtur çështjen Çame sepse kemi djemtë dhe vajzat që e kanë treguar edhe 4 vjet më parë dhe aty e kishit Parlamentin e Shqipërisë edhe këto 4 vjet. Nuk iu është dëgjuar njëherë zëri. Ikni ku të doni për interesat tuaja, por mos na thoni që këtë po e bëjmë për interesat e komunitetit çam, apo të çështjes çame, se nuk i kam parë dhe as dëgjuar, asnjëherë”, theksoi ndër të tjera Idrizi.

Kreu i PDIU akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se tradhtoi çështjen Çame, duke e hequr nga tryeza e bisedimeve me Greqinë. Ndryshimi më 25 prill, theksoi Idrizi, është i prekshëm dhe do të ndajë përfundimisht Shqipërinë nga regjimi autoritarist, siç e cilësoi ai.

Nustret Avdullai, kandidat për deputet i PDIU në Fier, duke kërkuar votën e qytetarëve, u shpreh se çështja Çame do të mbahet gjallë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kërkoj mbështetjen tuaj për të mos lënë këtë krahinë shqiptare të kalojë e neglizhuar nga politika shqiptare, që të mos dëgjoj më kryeministrin e Shqipërisë që të thotë “miku im Dendias”, për ministrin e Jashtëm grek, ndërsa lëshon fyerjet më të rënda vëllezerëve të një gjaku dhe përfaqësuesve të PDIU. Kërkoj mbështetjen tuaj që të thyejmë heshtjen për Çamërinë, që bashkë me PDIU, me shoqatën patriotike Çamëria, të mposhtim çdo ndasi, çdo përçarje që kërkojnë të na fusin, për hir të amanetit të të parëve tanë”, tha Avdullai.

Alket Veliu, drejtor i Fondacionit “Hasan Tahsini” ngriti shqetësimin e braktisjes së qytetarëve në kohë pandemie, duke theksuar se qeveria shqiptare dha tre herë më pak fonde se Kosova, edhe pse me buxhet dyfish më të madh. Gjithashtu, Veliu akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shfrytëzon për propagandë elektorale vaksinat anti-COVID.

Etiketa: kandidati për deputetkryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitetngritjen e Varrezave Monumentale në KllogjerNustret AvdullaiPDIUShpetim IdriziZgjedhjet parlamentare të 25 prillit

Të Lidhura

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

nga 27
15:11 | 20/12/2025
0

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

nga 27
14:55 | 20/12/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar propozimin e Bashkisë së Durrës për ndryshimin dhe zgjerimin e projektit,...

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

nga 27
14:43 | 20/12/2025
0

Policia Rrugore e Kukësit ka njoftuar qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimashit-Morinë të shtojnë kujdes gjatë udhëtimit....

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

nga 27
14:23 | 20/12/2025
0

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i...

Para
Një rast i dyshuar me koronavirus në Kosovë, ministri: Brenda 2 orësh rezultati i analizave

Refuzuan vaksinat kineze nga Shqipëria, reagon Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Ja pse morëm këtë vendim!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com