Nënkryetari i Kuvendit vlerëson bashkëpunimin në disa fusha mes Shqipërisë dhe Kuvajtit
Nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, priti sot në një takim ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari AlJassim. Në takim, Idrizi dhe ambasadori i Kuvajtit theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera historike mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, bujqësisë, arsimit, infrastrukturës, mbështetjen e pakursyer për shtesat në nevojë. Idrizi shprehu angazhimin për ngritjen e urave të reja lidhëse për bashkëpunime të tjera të suksesshme mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.