Idrizi: Jam krenar, që miratuam rezolutën për Çështjen Çame në Kuvendin e Shqipërisë (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Jam krenar, që miratuam rezolutën për Çështjen Çame në Kuvendin e Shqipërisë (Film)

12:25 | 16/04/2021
në Kryesore
0

Read more

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se sëbashku me qytetarët kanë arritur të miratojnë një rezolutë parlamentare për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
Në një bilanc të punës së PDIU në 12 vitet e saj në skenën politike shqiptare, të drejtuar prej tij, Idrizi renditi miratimin e rezolutës Çame në Kuvendin e Shqipërisë, ngritjen e Varrezave Monumentale në Kllogjer, krijimin e Bashkisë së Konispolit, amendamentet për Censusin 2010, nisma për dekomunistizimin, si dhe ndërkombëtarizimin e çështjes Çame nga Brukseli e deri në Uashington.
Fjala e plotë

Dëgjoj shumë nga ju që thonë, ça ka bërë PDIU në të gjithë këtë kohë? Ça do të bëni ju në 4 vitet e ardhshme? Unë jam shumë krenar që ne u bëmë një forcë politike e katërta parlamentare pre 12 vitesh. Jam shumë krenar që bashkë me ju, me shumë mund arritëm të miratojmë një rezolutë në Parlamentin e Shqipërisë për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, një rezolutë e detyrueshme për çdo qeveri. Jam shumë krenar që ajo rezolutë sot është miratuar, dhe mos harroni në vitin 2004 kur ne donim rezolutën, u rrahën në dyert e Parlamentit, a thua se po e kërkonim në dyert e Parlamentit grek. Por, edhe për shkak të kujtesës njerëzore, jam krenar që ndërtuam Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, të cilët nga ai eksod biblik arritën në territorin shqiptar, humbën jetën nga sëmundjet, etja dhe uria, por sot kemi një vend prehje për ta. Jemi krenar që arritëm me deputetët tanë në Parlament, të mundësojmë ekzistencën e Bashkisë së Çamërisë, e kam fjalën për Bashkinë e Konispolit. Bëmë gjithçka 10 vite më parë, që Censusi i 2010-ës mos të bëhej shkas për të avancuar fqinjët tanë me axhendën e vorio-epirit.

Ishin amendamentet e PDIU, që bëri që kjo gjë të ishte e pamundur. Jam krenar që gjatë gjithë kohës ne si PDIU kemi ndërmarrë nisma ligjore që të ndahemi nga ai regjim, nga regjimi komunist, jo thjesht e vetëm se nuk mund të harrojmë diskriminimin që na bëri ai regjim, por se ky vend ka nevojë të ndahet nga këto nivele sepse parvenytë e tyre na përsëriten prap si autoritaristë me çorape të kuqe dhe me çorape të verdha. Kërkuam hapjen e dosjeve me lustracion sepse Shqipëria ka djem e vajza sa të duash, të shkolluar, juristë brenda e jashtë që janë krijuar në këto 30 vitet e fundit, që do t’i bënin nder çdo sistemi. Por ne vazhdojmë akoma edhe pas 30 viteve të vendosim ish-sigurimsat apo ata që janë shkolluar atëherë, a thua se u shua Shqipëria nga djemtë dhe vajzat akoma në sistemet tona të drejtësisë. Morëm nisma pikërisht për t’u ndarë nga ai regjim dhe këto kanë qnë nisma të ndërmarra nga PDIU. Padyshim që kemi lobuar për ta kombëtarizuar çështjen Çame këtu në Shqipëri, po edhe te ndërkombëtarët, deri të Departamenti Amerikan i Shtetit.

Të mos harrojmë përpjekjet tona që për herë të parë diplomacia shqiptare në Bruksel të vendoste prioritetet në raportet e saj me Greqinë ku çështja Çame, heqja e Ligjit të Luftës, çështja e pensioneve, ishin prioritare.

Etiketa: Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitetkrijimin e Bashkisë së Konispolitndërkombëtarizimin e çështjes Çamengritjen e Varrezave Monumentale në Kllogjerrezoluta Çame në Kuvendin e ShqipërisëShpetim Idrizi

Të Lidhura

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Para
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ja si duket versioni përfundimtar i fletës së votimit

“Skenarë se PS do ndërhyjë gjatë zgjedhjeve në Njësinë 10” Celibashi siguron Metën: Nuk ka asnjë shans, vota nuk manipulohet

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com