Deputeti i Lëvizjes BESA në Maqedoni, Zeqirija Ibrahimi u shpreh se ndjente keqardhje që rregullorja ishte keqpërdorur dhe u lejua që të këndohej himni shqiptar në Kuvendin maqedonas.
“Unë e respektoj himnin, por shqiptarët kanë himnin e tyre. Pasi lejuat që të këndohet një pjesë e himnit në gjuhën maqedonase do të këndoj edhe unë himnin e shqiptarëve”, tha Ibrahimi.
Ai e këndoi himnin kombëtar nga foltorja e Kuvendit, menjëherë pas kësaj. Mendohet se ishte pikërisht kjo arsyeja që acaroi protestuesit e Gruevskit, të cilët hynë me dhunë brenda në Kuvend dhe dhunuan disa deputetë dhe gazetarë pas zgjedhjes së shqip.