Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia 40 vjeçari shqiptar

Nga Ejona 0

Një shtetas shqiptar është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

40 vjeçari akuzohej për vrasje me dashje të mbetur në tentative të një shtetasi në Gjadër të Lezhës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar K. S., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi, K. S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej