“Shtëpitë e barit” në Angli janë kthyer në metoda të cilat emigrantët shqiptarë po i përdorin për të siguruar të ardhura.
Një tjetër i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë Britanike pasi u kap në një shtëpi bari. Sipas mediave britanike, 25-vjeçari Kol Hila, u arrestua në një shtëpi bari.
Arrestimi i tij u bë në një pronë në High Street në Stalham kur policia e bastisi atë më 8 qershor të këtij viti pas një informacioni.
Gjatë operacionit policia sekuestroi 79 bimë me një vlerë prej 79 mijë paundësh.
I riu shqiptar deklaroi para gjykatës se ai kishte emigruar drejt Britanisë pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta. Ai tha se për këtë punë paguhej vetëm 300 paund në javë.
Ndërkohë është shprehur i lumtur që policia e arrestoi pasi nuk po e përballonte këtë punë.