Një 21 vjeçar është plagosur rëndë pak më parë në Poliçan, pasi duke montuar armën nga pakujdesia arma ka shpërthyer dhe saçmet e kanë goditur në fytyrë.
Nga informacionet paraprake, raportohet se i riu është identifikuar si Aleksandër Shatro.
Menjëherë familjarët e kanë dërguar 21 vjeçarin në spitalin e Beratit, por nga gjendja e rëndë është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, Policia thotë se i riu e kishte improvizuar vetë armën e gjahut dhe teksa ka bërë qitje, është dëmtuar nga gazrat dhe gjylpëra e armës në fytyrë.