Nënë e bir nga Fieri, Qamile dhe Anxhelo Kapaj, brenda banesës së të cilëve policia zbuloi një laborator për rritjen e kanabisit, kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Fierit për masat e sigurisë që do të merren kundrejt tyre.
Qamile dhe Anxhelo Kapaj u ndaluan pasi në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar ku u gjet një laborator droge dhe u sekuestruan 312 rrënje kanabis sativa. Në kërkim është ende kryefamiljari Aleksandër Kapaj.
Ajo çfarë i zbuloi familjen Kapaj në aktivitetin e paligjshëm ishte fatura e lartë e energjisë elektrike.
Të dy janë shfaqur me pranga në duar, ndërsa transportoheshin nga paraburgimi drejt gjykatës.
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...









