I ndershëm në Shqipëri… (reportazh për policët për bukë goje)

Duhet të lëçisni

Mbaron epoka “Angela Merkel”. Gjermania voton të ardhmen e saj

Rreth 60.4 milionë gjermanë do të votojnë këtë të djelë për Bundestagun e 20-të, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, pas 16 vitesh...

Siç premtoi qeveria, mbërritën 259 afganë të tjerë

Një tjetër grup afganësh kanë mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka njoftoi se janë 259 fëmijë, gra e burra. “259...

Horoskopi për ditën e sotme, 26 shtator 2021

Dashi Dita në vazhdim duhet të jetë e shkëlqyer. Ju prireni të punoni me një energji të pakrahasueshme me shenjat e tjera, dhe sot do...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Nga Anila Hoxha

Në brendësi të Institutit Bujqësor, në ish konviktet e rrënuara dhe me kushte aspak njerëzore mes disa familjeve që mbijetojnë, janë strehuar me fëmijët e tyre edhe dy policë. Njëri me inicialet R.M jeton në katin e parë të godinës numër pesë. Ka dy fëmijë. Krahasuar me të tjerët shteti i tij ia ka shprehur “mirënjohjen” duke mos ia ndërprerë energjinë elekrike. Dritat janë maksimumi i luksit, ku jeton ai, në një ndërtesë të amortizuar, me tualete të përbashkëta e korridore të zhytura në errësirë, ku zvarriten të pamundurit, në një jetë te varfërish dhe të ndershme
R.M çdo ditë vesh uniformën e policit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe niset nga Instituti (Tiranë) për të luftuar krimin, të organizuarin dhe të paorganizuarin. Shërben polic i shtetit tonë në qytetin e Elbasanit.

R.M. jeton aq ngushtë dhe në mjerim sa nuk ka as vend për të mbajtur shishet e mbushura me ujë, të cilat i mban si rezerva në korridorin e përbashkët që e ndan me të ngjashmit si ai. Në ballkonin e sajuar gjendet lavatriçja, kuzhina, në brendësi një krevat, të cilin e ndan me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Një ditë, kur faturat i përplaseshin fytyrës dhe i dhimbnin më shumë se “presioni” që i shkakton krimi, çifti vendosi që mbase do ishte më mirë që fëmijët ta mbushnin barkun me bukë në Itali, ndaj dhe gruaja i bashkohet herë pas here te afërmëve bashkë më fëmijët. Dhe kështu për t’ia dalë, ndershëm dhe me dinjitet, gruaja me fëmijët e vegjël përpiqet të punojë në shtetin fqinj dhe me kursime e sakrifica, familja e një polici lufton përditë me faturat, pa asnjë favor, pa asnjë lehtësi. Dhe R.M. është një nga policët e shumtë që veshin uniformën e shenjtë të ligjit dhe ka forcë nën betimin për atdheun të vazhdojë përditë i palëkundur, i bindur se atdheu e do!
Pak metra më tej, në një godinë tjetër mjerane, në ish-konviktin numër 7 jeton familja me shtatë anëtarë e policit S.H., polic në kryeqytet. Me një rrogë qesharake që sjell polici në shtëpi, të tillë sa nuk i garantoi dot as shkollimin e fëmijëve. E shoqja Fitnetja është vetëpunësuar. Fitnetja mbush një mijë copë cigare, për të cilat paguhet 500 lekë.

“Blej bukën… ushqimet, por është shumë e vështirë “, thotë gruaja e vetpërmbajtur . Djali i madh quhet Mërgim dhe kur pa se ishte e vështirë la familjen dhe iku për azil në Francë. Fëmijët e tjerë Elda, Ersilda dhe Klisioni jetojnë mes erës së duhanit që mbush e ëma, zhurmës së dritareve që përplasen dhe plastmasit të sajuar si xhama. Nën shkallë është vendosur krevati i njërit prej tyre, ngjitur me sobën, kusitë e dhuruara dhe dritës së dobët. Edhe këtu ata janë më të favorizuarit, sepse ajo dritë që ndriçon, të tjerët nuk kanë fat ta kenë.

Fitnetja nuk e di çfarë është krimi, por gruaja di mirë se çfarë është mendimi i përditshëm i një zonje shtepie se çfarë do gatuajë për drekë. Çifti ka strehuar edhe një fëmijë të pestë, të cilën e ka braktisur e ëma dhe që ata nuk duruan dot ta shikonin në kosha plehrash.

Qytetarë të ndershëm të vendit tim të dashur, por të padukshëm
Ata ëndërrojnë të përfitojnë kredi të butë, por nuk kanë lekë mënjanë që të paguajnë një përqindje të domosdoshme të për blerë një strehë, ku ata të jetojnë si njerëz. Kanë aplikuar dhe nuk kanë marrë asgjë. A nuk duhet të kishte disa lehtësira? Sidoqoftqë, policia e shtetit nuk ka asnjë evidencë dhe të dhënë se sa efektivë, oficerë police, jetojnë nën pragun minimal. Do duhej që çdonjëri që vesh atë robë, përpara se të luftojë krimin e organizuar të ketë të garantuar kushtet minimale. Sindikata nuk është shqetësuar ndonjëherë për këtë çështje.
Shumë prej drejtorëve të përgjithshëm kanë qenë më të shqetësuar për karrigen e tyre, për gradat, strategjitë statistikore e më the e të thashë. Asnjëherë nuk është hartuar një skemë që do t’u jepte policëve të thjeshtë, agjentëve me paga të ulta disa “privilegje”, të cilat në fakt ata duhet t’i gëzojnë, për shkak të uniformës që veshin dhe rrezikut që përballen. Minimalisht, të mësonin sa mes tyre shumica e policëve me zor mbijetojnë, por asnjëherë nuk i thonë “jo” shërbimeve të përforcuara që do të penalizojë ata dhe jo shefat, në rast se nuk raportojnë kush vendosi tendë pa leje deri tek mbarëvajtja e ndeshjeve të futbollit.

Police që i duan ditë-natë në punë edhe për fusha që nuk i përkasin policisë, sepse askush nuk e ngre zërin mbi kompetencat dhe shfrytëzimin e policit si hamall!

Polici i tretë në fakt është një ish-polic. E quaj polic, sepse sapo ulesh me të ai fillon e të flet sipas sëmundjes profesionale që kanë të gjithë policët që e duan detyrën. Më tregon aksione, ku ka marrë pjesë, se si në një rast kishin ndërhyrë për të kapur Sokol Buzëderrin (një eksponent i njohur i krimit), se si arrestoi vrasësin me pagesë Salvadore Letizia, se si arrestoi nipin e burrit të një politikaneje me drogë dhe se si ai më pas ishte liruar në mënyrë të çuditshme, se si kishte ndaluar pa patentë djalin e një biznesmeni të njohur dhe se si shefat kishin tundur kokën të zhgënjyer prej tij. Si për fatin e tij të keq, në një postbllok njëherë gjatë një ndërhyrjeje kishte shoqëruar kunatin e një ministri dhe si e kishin bërë për një lek… ja kështu duke e pyetur “a je i sigurtë që qytetari nuk u soll mirë me policinë?”.

E kishte kuptuar polici që kishte prekur një “të paprekshëm”, sepse e kishte shtrirë “të paprekshmin” me fytyrë në asflat dhe kishte kërkuar falje për sjelljen e papërshtatshme për një polic.

Mbase policit duhet t’i mësojnë se ca makina të fortësh nuk duhen ndaluar, ca ambjente nuk duhen kontrolluar, ca e ca nuk duhet t’u hidhen prangat. Polici para tyre duhet të rrijë i nënshtruar, i pagojë dhe gati-tu. Polici me ta duhet të sillet jo me forcën e ligjit, por me forcën e predikimit, ndoshta si prift apo hoxhë. Pasi së pari për këto raste mbizotërojnë të drejtat e njeriut.

Ky ish polici polic quhet Artan A. Punoi 17 vjet në radhët e polcisë, së fundmi ishte tek Shqiponjat në Tiranë. Iku prej andej, sepse në ndërhyrjen e fundit shoqëroi nipin e dehur të një ish-ministri, i cili i “hëngri” kokën.

“Ditën që ndodhi kjo, ne i kërkuam shtetasit dokumentat. Ai tha do ua bëj, siç ua bënë policëve në Elbasan. U nxeha kërkova përforcime dhe e përcolla në komisariat. Qytetari nuk firmosi asnjë pretendim për dhunë dhe më pas ai u lirua. Por, pesë ditë më vonë ai dorëzoi një akt-ekspertizë me shenja nga prangat në duar. Kjo u pa si dhunë dhe sjellje e pahijshme dhe aktualisht jam nën hetim”.

Artan A. e bën këtë rrëfim me fund të shpirtit, jo sepse dëshiron të kthehet më në polici, por sepse ndihet i pavlerësuar, i hedhur poshtë, i tradhëtuar nga eprorët, i pambrojtur, ndonëse ishte një shërbëtor i verbër i shtetit të tij.

“… sepse jam i pafajshem dhe sepse kam bërë armiq në emër të shtetit tim, i cili me ktheu kurrizin! Jetoj me qera dhe muajt e parë ishin të vështirë, sepse kur je polic që e do policinë, të ngjan sikur të kanë shkulur zemrën”, thotë Artani. Ai punon shofer dhe shpërndan produkte bulmeti dhe unë u njoha me të në një dyqan.
Ai më tha qëse policin nuk e duan.

“Isha nga ata që edhe po të vritesha për vendin tim, s’do më vinte keq për jetën, por për familjen”.
Ndaj, mos i braktisni policët, mos u tallni me ta, sepse policia është një nga detyrat që përpara se të kërkojë muskuj, kërkon shpirt dhe të gjithë ata që dalin çdo ditë për të siguruar jetën tonë, ndoshta në darkë nuk kthehen në shtëpi.

Për të tjerat, nuk është këtu rasti të përmend shprehjen e një polici të njohur, të cilit kur i vranë ish-kolegun tha: “Mishi i policit shqiptar, është mishi më i lirë”.

Por, ndoshta kjo ishte më tepër një deklaratë në dhimbje e sipër, sepse ligjet janë aq të kopsitura sa për çdo vrasës polici gjykata shpall dënimin e përjetshëm. Megjithatë, a nuk duhet të klasifikohet si krim edhe mos vlerësimi i një polici, hedhja e tij në rrugë, rrogat e ulta, vonesat e orëve shtesë, uniformat që më së shumti i blejnë vetë, pasi tenderbërësit e tyre i vjedhin? A e meritojnë policët kaq vlerësim të ulët, vetëm një pistoletë dhe një numër me 41?
Mendojeni……!
13.07.2019

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Mbaron epoka “Angela Merkel”. Gjermania voton të ardhmen e saj

Rreth 60.4 milionë gjermanë do të votojnë këtë të djelë për Bundestagun e 20-të, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, pas 16 vitesh...

Siç premtoi qeveria, mbërritën 259 afganë të tjerë

Një tjetër grup afganësh kanë mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka njoftoi se janë 259 fëmijë, gra e burra. “259...

Horoskopi për ditën e sotme, 26 shtator 2021

Dashi Dita në vazhdim duhet të jetë e shkëlqyer. Ju prireni të punoni me një energji të pakrahasueshme me shenjat e tjera, dhe sot do...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Florian Marku bën krenarë shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://www.youtube.com/watch?v=S4nvAymiDjo