Katër të mitur kanë marrë plagë të lehta dhe janë lënduar si pasojë e një aksidenti në qytetin e Suharekës në Kosovë. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë dhe policia ka njoftuar që në drejtimin e mjetit ka qenë po një i mitur i cili ka marrë plagë më të rënda dhe për pasojë është dërguar drejt Prishtinës.
“Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës. Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Policia është ende duke punuar për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes si dhe zbardhjen e saj se në pronësi të kujt ishte mjeti që drejtohej nga i mituri.