“I ka lëshuar pëllumbat”, Bora Muzhaqi i përgjigjet Metës: Shfryn vrer çdo ditë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I ka lëshuar pëllumbat”, Bora Muzhaqi i përgjigjet Metës: Shfryn vrer çdo ditë

10:29 | 25/08/2022
në Uncategorized
0

Ministrja për Fëmijët, Bora Muzhaqi i është përgjigjur kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas akuzave të këtij të fundit në kampingun veror të Jalës.

Në një shënim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ministrja bën një paralelizëm. Sipas Muzhaqit njëra kokë e shqiponjës lartëson emrin e kombit, referuar Luiza Gegës, dhe tjera shfryn vrerë, siç thotë ajo për Metën.

Duke u ndalur te kampionia shqiptare e Europës, ministrja shprehet se “Luizës, Shqipëria i ka dhënë shumë pak, e ajo për Shqipërinë ka dhënë, e jep pafund”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Reagimi i plotë:

Shqiponja me dy krerë

Një nga kokat ngre Shqipërinë lart në Evropë, në Botë, e lartëson emrin e kombit tonë, pavarësisht gjithë atyre që ndër vite kanë lexuar baltën e hedhur mbi ne. Tjetra kokë, shfryn vrer çdo ditë, mbi këdo që do apo nuk do të dëgjojë.

Kemi sportiste kampione si Luiza që shërbejnë si frymëzim për rininë dhe janë shembull i gjallë që tregojnë se Shqipëria mund të jetë vendi i ëndrrave të realizuara me punë e sakrificë.

Por, kemi edhe mbetje të pafytyra të një politike të dalë boje që i kanë lëshuar ato pak pëllumba që iu kishin mbetur, e pretendojnë se flasin me rininë.

Luizës, Shqipëria i ka dhënë shumë pak, e ajo për Shqipërinë ka dhënë, e jep pafund. Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë.

Rinia shqiptare është shumë përtej asaj fryme të shëmtuar që përpiqen të na e servirin si të mirëqenë në ato palo mitingje ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i kanë kaluar të 30-tat bashkë me Ilirin, por mbase i paragjykoj më kot, në fund të fundit njeriu është aq i ri sa ndihet.

E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Por fatmirësisht, Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë janë evropianë, në shpirt e mendësi, e shohin përtej politikanëve që e kanë humbur edhe atë pak vlerë që kishin kur fjalitë e tyre bënin sens.

U ndjeva e detyruar për këtë status, se më tmerrojnë dëshirat për t’i brumosur të rinjtë me vrer, e për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull dëshpërues dhe vajtues të një karikature politike të lënë jashtë rafti.

Edukata mësohet po dhe çmësohet! Kur mësuesit janë personalitete publike, viktimat janë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që fatkeqësisht bien në kontakt me ta! Keqardhje për të rinjtë e sfondit të këtij çmësuesi kaq të dalluar për çmësimin e edukatës.

Etiketa: GegaJalëMetaMuzhaqi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
U la në burg për vrasjen e Madrit Ulqinakut, Horgito Peqini shihet i qeshur në gjykatë (VIDEO)

U la në burg për vrasjen e Madrit Ulqinakut, Horgito Peqini shihet i qeshur në gjykatë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –

10:48 | 23/02/2026
Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –

10:42 | 23/02/2026
Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –

10:28 | 23/02/2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK –

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK –

10:08 | 23/02/2026
Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët –

Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët –

09:58 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –
  • Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –
  • Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –
  • Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK –
  • Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët –
  • Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –
  • Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com