Në shtatë ditët e para të protestës, demokratët e kanë ndjekur atë përmes rrjeteve sociale.
Në shtatë ditët e para të protestës, demokratët e kanë ndjekur atë kryesisht përmes rrjeteve sociale. Një pjesë e vogël kanë marrë pjesë në tubimet para Kryeministrisë, ndërsa lidershipi i PD-së duket se po analizon organizatorët e saj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale foton e aktivistit Artan Kola, një prej personave që është angazhuar në organizimin e protestës gjatë këtyre ditëve.
Noka u bën thirrje protestuesve që ta largojnë atë nga protesta, duke pretenduar se është i infiltruar nga pushteti dhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Protestues, pastroni protestën nga të infiltruarit! Ky person është Fanti Spathi i pushtetit dhe i Lali Vjedhësit. Një ndër zjarrfikësit e protestave studentore të vitit 2018. Ka 13 vite në këtë ‘zanat’. Largoni kuajt e Trojës”, shkruan Noka.
gijotina.com/







