Zbardhet denoncimi në polici i çobanit si dhe hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për operacionin policor të Korçës.
Në datë 03.06.2026 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Maliq, për të bërë kallëzim penal, shtetasi A. K.. Në kallëzimin e tij, ky shtetas ka deklaruar se ka qenë në Durrës dhe ka marrë takim me një shtetas, i cili ka qenë kushëri me Violandin dhe i ka thënë pse rri këtu me pak lek, por të shkonte në një vend pune që do t’i jepte ai ku dhe mund të merrte lekë më shumë dhe ishte në Maliq dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë komunikuar dhe ka folur me numrin x. Ai vetë ka folur me këtë numër dhe nuk e di se kush e mban ai (Violandi) apo mamaja e tij.
“Pasi ka folur me të në telefon, në datën 14.05.2026 dhe e ka lënë më një djalë që e ka çuar deri në një fshat dhe aty e ka marrë vet ky personi, pra Violandi, i cili e ka marrë me një xhip “Nisan”, gri dhe aty ka filluar për në stan dhe ka parë një ambient me shumë lope, shtëpinë e tij dhe se atje jeton vetëm me nënën e tij dhe se ka shumë qen vërdallë. A. K. punonte si punëtor stalle dhe kishin lidhur fjalë më të për një rrogë prej 120.000 lekë të vjetra. Gjatë gjithë kohës që ai e ka pare, ka vënë re se mban armë me vete, armë automatik kallash dhe një çifte me dy dhe disa herë kanë dalë sëbashku dhe për gjah me atë çiften dhe kur mbante çiften mbante dhe kallashin me vete. Me sa ka pare, ai ka dhe një telefon tjetër, por e mban pa numër flet me internetin e nënës të tij. Dhe se gjatë këtyre ditëve vjen vetëm i vëllai atje në stan dhe asnjë tjetër. Para disa ditësh, në mos gaboj ka qenë datë 27, ai ka qenë duke punuar dhe e ka marrë dikush në telefon dhe i ka thënë se po ngjiten lart në stan disa makina me xhama të zinj dhe se në atë moment ai ka ikur me vrap dhe ka thënë se po ikte se i doli një punë dhe ka marrë kallashin, se e mban tek dera e stallës dhe ka ik me vrap ferrave nga mali. Sot, rreth orës 18.30, ai ka qenë në stan dhe ka bërë disa rrugë më makinë për të mbajtur miell për lopët dhe pas kësaj ka pasur dhe një rrugë për të bërë.
Rreth orës 15.00 ka ngrënë pak bukë dhe kanë zbritur poshtë, kur e ka parë Violandin rrugës që po ngjitej tek stani, se vjen vërdallë fshehur. Në atë kohë, A. e ka marrë në telefon motra dhe i ka thënë se kishin nënën sëmurë dhe duhej që të shkonte në shtëpi. Pas këtyre fjalëve të motrës, A. i ka thënë Violandit se i duhej të shkonte deri në Durrës se kishte nënën sëmurë dhe se nuk donte asnjë lek dhe se do kthehej prap dhe se nuk po merrte me vete as rrobat, por vetëm i ka kërkuar ndonjë lek për rrugës, por Violandi aty ka filluar që t’i ngrejë zërin. Fillimisht i ka thënë se ata nuk e kishin lënë kështu dhe se kishin folur se do të rrinte tre muaj pa ikur. A. i ka thënë se po shkonte për hall për dy ditë dhe asnjë ditë më shumë dhe se nuk po merrte asnjë gjë se do të kthehej prap. Ai (Violandi) ka filluat të shajë nga ropt e shtëpisë dhe A. e ka sharë dhe Violandi ka filluar që ta qëllonte me grushte dhe armën gjatë gjithë kohës e mbante me vete. Ai po e shikonte dhe ka mendu qe ai ka diçka që mban gjithë kohës armën me vete dhe vetëm një ditë më parë e ka marrë vesh nga nëna e Violandit se ai ishte ngatërruar me policinë për drogë, por nuk e dinte mirë dhe se prandaj e mbante armën me vete. Gjatë gjithë kohës që A. ka qenë atje nuk ka ardhur asnjë njeri.
Gjatë kohës më shumë raste e mbante telefonin e mamasë së tij me vete dhe se kur e merr dikur në telefon ja fut vrapit e ikën në mal, por se kush e merr A. nuk e di. Kur i ka qëlluar sot, nuk ka pasur asnjë prezent, pra ka qenë vetëm A. dhe Violandi dhe ky i fundit çfarë nuk i ka thënë, e ka shajt nga shpia dhe më pas kur është bërë zhurmë ka ardhur në nëna e vet. Violandi i ka drejtuar kallashin disa here, por vinte nëna e vet dhe hynte në mes dhe A. i thoshte që ta vriste se çfarë t’i thoshte dhe rreth orës 20:30 ai ka marrë në telefon një taksi, e cila ka ardhur dhe e ka marrë ng aura, por ai emrat e vendeve nuk i di, por nga mali ka zbritur në këmbë. Në këtë kohë, aty ka qenë vetëm Violandi dhe nëna e tij dhe askush tjetër. A. është kërcënuar nga Violandi pa ndonjë arsye, por vetëm se donte të ikte dy ditë prej punës që të shikonte nënën e sëmurë. Është sharë nga ropt e shtëpisë dhe ai i ka drejtuar armën disa hërë dhe i ka thënë se do ta vriste këtu në mal dhe kur është shkëputur prej tij, ka marrë një valixhe të rrobave dhe ka ikur me vrap prej stanit, pasi kishte frikë se mos Violendi i shkonte nga pas dhe kur e ka vënë re, ai kishte shkuar pas tij me makinë xhip, ngri “Nisan” dhe kur e ka parë se ai kishte frikë, është kthyer nga rruga dhe A. ka shkuar poshtë tek ura”, thuhet në dosje.
gijotina.com/








