Monika Kryemadhi denoncon hapjen e një profili fals nv Facebook me emrin e së bijës.
“Ky është një profil fals në emër të Erës, vajzës sime dhe që sot po keqpërdoret në Facebook nga persona të paguar. I bëj thirrje drejtorisë së krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme dhe prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast flagrant abuzimi për një të mitur. Në të njëjtën kohë paralajmëroj ata që keqpërdorin fëmijët e mi se nuk do e kalojnë lehtë këtë akt pervers, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ata që kurrë nuk kanë respektuar familjet e aq më pak fëmijët e tyre”, shkruan Kryemadhi.