Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje. Në njoftimin e policisë thuhet se 27-vjeçari me inicialet J.C, banues në Vorë, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, një personi me inicialet O. S.
Në vijim, A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për 27-vjeçarin, A. S., banues në Vorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.