Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

I dyshuar kryesor për super-grabitjen në Rinas/ Policia i sekuestron 500 mijë euro pasuri Klement Çales

Nga Ejona 0

Një nga të dyshuarit kryesorë për supergrabitjen e fundit në aerportin e Rinasit, Klement Çalja vazhdon të jetë nën vëzhgim nga forcat e policisë.

Pasditen e sotme në kuadër të operacionit të koduar “Kusarth”, këtij shtetasi i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe aksione në vlerë 500 mijë euro.

Në kuadër të operacionit u kryen veprimet proçedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të tyre, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;

-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-50 % e aksioneve të një shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan.

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Klement Çala është një nga personat e shpallur në kërkim si i dyshuar për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, pak muaj më parë ku mbeti i vrarë dhe shtetasi Admir Murataj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej