Ky është efektivi i policisë së Komisariatit të Shkodrës, makina e të cilit u dogj në orët e para të mëngjesit pas një zjarrvënie të qëllimshme.
Sokol Kroni, 54 vjeç, ka dalë nga banesa sapo ka parë flakët, por makina është djegur pjesërisht me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Policia po heton për një hakmarrje të mundshme ndaj 54-vjeçarit për shkak të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”. Automjeti në pronësi të efektivit Sokol Kroni, 54 vjeç ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit.
Sakaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.