Pala greke në Kakavijë ka arrestuar një shqiptar të shumëkërkuar nga autoritetet franceze. Mësohet se shqiptari, i cili ende nuk është identifikuar është kapur në tentativë për të kaluar për në Greqi.
Ai është arrestuar nga sektori i kontrollit te pasaportave ne bashkëpunim me policinë e Janinës.
Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se shqiptari ishte shpallur në kërkim dhe rezulton me urdhër arresti europian nga autoritetet franceze, i dënuar me gjashtë vite burg “për rast të veçantë të mbrojtjes së prostitucionit”, “pjesëmarrje në një komplot kriminal” dhe “trafikim i qenieve njerëzore i kryer kundër shumë individëve”.