Një 42-vjeçar turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar pasditen e sotme në Pogradec. Në pranga është vendosur shtetasi Salih Akkurt banues në Konya të Turqisë.
Sipas policisë, ai është dënuar në Turqi me 21 vite burg për mashtrimin e qytetarëve përmes bankave dhe kartave të kreditit.
Ai ishte arratisur nga burgu dhe prej disa kohësh fshihej në Shqipëri. 42-vjeçari ishte zhvendosur në Pogradec ku shtirej si fizioterapist për t’i shpëtuar autoriteteve.
Salih Akkurt u arrestua në shëtitoren “10 Dëshmorët e Pojskës”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjetën disa çeqe me shumë të mëdha.