Ish-deputeti Fredi Bejleri, i cili akuzohet për masakrën e Peshkëpisë është thirrur sërish ditën e sotme nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Kujtojmë se rreth një javë më parë Bejleri është paraqitur në Gjykatë për të dhënë shpjegime lidhur me masakrën e Pëshkopisë e ndodhur në Prill të vitit 1994.
Në këtë seancë ish-deputeti u shpreh i habitur me thirrjen që i është bërë nga prokuroria, duke e cilësuar atë vendim politik dhe të implikuar nga Partia Socialiste.