Hyjnë në fuqi disa ndryshime në ligjin për TVSH-në/ Tatimet: Ja shtesat që bëhen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hyjnë në fuqi disa ndryshime në ligjin për TVSH-në/ Tatimet: Ja shtesat që bëhen

12:49 | 23/01/2017
në Uncategorized
0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmes një njoftimi, ka sqaruar disa shtesa që I janë bërë ligjit “Për tatimit mbi vlerën e shtuar në Shqipëri, i ndryshuar” i cili ka të bëjë me të drejtën për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së në shitjen e ndërtesave.
Vendimi nr.953, datë 29.12.2014, i Këshillit të Ministrave përcaktonte në nenin 5 të tij të drejtën për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për qiradhënien

Ndërsa tani me ndryshimet e reja, këtij neni i shtohet edhe pika /1. në të cilin parashikohet edhe e drejta për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës ose të pjesëve të ndërtesës.

Gjithashtu janë parashikuar shtesa në nenin 6 e 7, që parashikon të drejtën e zbritjes kur ushtrohet zgjedhja për furnizimin e ndërtesave.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në çdo rast, sipas ligjit këto të drejta janë të kufizuara dhe nuk mund të ushtrohen nga personat e tatueshëm të cilët furnizojnë apartamente, ndërtesa apo mjedise banimi ose kur blerësi është individ.

Këto ndryshime që tashmë kanë hyrë në fuqi nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë aplimin ose zbritjen e TVSH-së, nga vetëm për qiradhënien edhe te furnizmimi i ndërtesës ose pjesëve të saj.

Në njoftimin e tatimeve thuhet :

“Në Fletoren Zyrtare nr.2, datë 16 janar 2017, është publikuar VKM nr. Nr.8, datë 11.1.2017, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”

Disa nga ndryshimet kryesore që sjell ky vendim janë:

A. E drejta për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës ose i pjesëve të një ndërtese

Personat e tatueshëm mund të ushtrojnë të drejtën të zgjedhin duke e trajtuar furnizimin e ndërtesave si furnizim të tatueshëm me shkallën e TVSH-së prej 20%.

Kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet prej personave të tatueshëm që:
-furnizojnë ndërtesa apo ambiente për banim,ose
-kur blerësi është një individ.

E drejta e zgjedhjes ushtrohet për ndërtesat ose pjesë të ndërtesës, të cilat :
-furnizohen (shiten) për qëllim përdorimi për veprimtarinë ekonomike të blerësit, subjekt i regjistruar, ose
-për qëllime rishitjeje prej tij, por jo për banim.

Për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes personi i tatueshëm duhet të aplikojë zgjedhjen për çdo rast, përveçse kur :
-blerësi është një person juridik i patatueshem ose
-një person i tatueshëm që kryen veprimtari të përjashtuar nga TVSH-ja.

Kusht është që në kontratën e furnizimit të ndërtesës të shkruhet e shprehur qartë zgjedhja e dëshiruar nga furnizuesi dhe pranimi i saj nga blerësi.

Në rastin kur blerësi, një person juridik i patatueshëm ose i përjashtuar nuk e pranon zgjedhjen, atëherë e drejta e zgjedhjes për të aplikuar TVSH-në nuk ushtrohet

B. Modalitetet dhe rregullat e ushtrimit të së drejtës për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës

Personi i tatueshëm paraqet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:
-një deklaratë me shkrim, ku deklaron se furnizimi i ndërtesës do të trajtohet si furnizim i tatueshëm me TVSH 20%.
-një kontratë noteriale midis furnizuesit dhe blerësit, në të cilën duhet të jetë shprehur qartë se palët bien dakord se furnizimin e ndërtesës do ta trajtojnë si furnizim të tatueshëm me TVSH.
-Furnizuesi duhet të disponojë kontratën e shitjes, të cilën e vë në dispozicion të autoriteteve tatimore, kur i kërkohet. Mungesa e kontratës së furnizimit nuk i jep të drejtën e trajtimit të shitjes së ndërtesës si furnizim i tatueshëm.
-Në rastin kur ndërtesa përdoret për qëllime të veprimtarisë ekonomike nga vetë personi i tatueshëm ndërtues ose nga investitori, kontratën e ndërtimit midis ndërtuesit dhe investitorit dhe lejes përkatëse të ndërtimit, si dhe një deklaratë noteriale për qëllimin e përdorimit të ndërtesës.

Në rast se personi i tatueshëm ia shet ndërtesën personave të tatueshëm, të cilët ushtrojnë veprimtari të përjashtuar nga TVSH-ja, furnizimi i ndërtesës trajtohet me TVSH, vetëm në rast se në kontratën e furnizimit, personi i tatueshëm blerës është njohur me këtë fakt dhe ka pranuar të paguajë TVSH-në.
-Në këtë rast, furnizuesi paraqet kontratën përkatëse, mungesa e së cilës nuk i jep të drejtën e trajtimit të furnizimit si të tatueshëm.

Zgjedhja nis ditën e parë të muajit në të cilin ajo formalizohet. Pas fillimit të ushtrimit, zgjedhja zbatohet për aq kohë sa nuk ka qenë objekt ndërprerjeje.

C. E drejta e zbritjes kur ushtrohet zgjedhja për furnizimin e ndërtesave

E drejta e zbritjes ushtrohet në përputhje me dispozitat dhe përcaktimet në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Furnizuesi duhet të evidentojë veçmas zbritjet e TVSH-së për secilën nga ndërtesat ose grup-ndërtesat.

Kur furnizuesi i ndërtesave ushtron edhe veprimtari të tjera të tatueshme me TVSH ose jo, në lidhje me të drejtën e zbritjes së TVSH-së duhet të evidentojë veçmas blerjet për secilën kategori të veprimtarisë.

Nëse furnizuesi i ndërtesës ndodhet në një situatë sipas së cilës e drejta e zgjedhjes, nuk mund të ushtrohet, atëherë personi i tatueshëm duhet të procedojë me rregullimin e TVSH-së së zbritur më parë, nëse ndërprerja e transaksioneve të tatueshme ndodh para fillimit të vitit të nëntë pas vitit kur fillon e drejta e zbritjes.

Kujdes! E drejta e zgjedhjes ushtrohet për ndërtesa ose pjesë të ndërtesës, që shiten pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.”

/monitor.al/

Etiketa: Drejtoria e Përgjithshme e TatimeveTatimetTVSH

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Zbuten tensionet/ Presidenti i Serbisë: Duam paqe me Kosovën

Zbuten tensionet/ Presidenti i Serbisë: Duam paqe me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com