Humbja vret edhe fitimtarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbja vret edhe fitimtarët

15:20 | 10/03/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lorenc Vangjeli

Nuk ka marrë kthesë, por ka vazhduar në të njëjtën tatëpjetë politika shqiptare. Edhe opozita, edhe qeveria, e para me deklarime të nxehta, e dyta me pritje të ftohtë, kanë hyrë në një kurs përplasjeje direkte. Një kurs ndeshjeje që nuk parathotë asgjë të mirë për të nesërmen e të dy palëve dhe mbi të gjitha, nuk premton asgjë të mirë për të nesërmen e vendit. E nesërmja paraqitet në disa versione, ose njëra, ose tjetra, ose të dyja njëkohësisht do të dëmtohen nga përplasja ballore. Përtej këtyre versioneve, është pothuaj aksiomë që në të tre rastet, ndeshja ekstreme drejt të cilës premtohet se do të shkohet së paku nga opozita, dëmton gjithë vendin.

Nga dita e parë e protestës në 18 shkurt, tek thirrjet pothuaj për luftë më pas, (luftë doni, luftë do të keni!), nga pothuaj gatishmëria për t’u ulur për bisedime në të premten e shkuar, në pothuaj vendimmarrjen e një jave më pas, për mospjesmarrje në zgjedhje, ngjan se ka kaluar si në një film me xhirim të shpejtë, pothuaj gjithë historia e postpluralizmit shqiptar. Me një “mungesë” ende fatlume, vitin e kobshëm ’97 dhe stinën e frikshme të vjeshtës ’98. Si në një film që shihet me xhiro të shpejta, në këto tre javë me opozitë në shesh, është parë edhe tensioni i ’91-shit, i ’92-shit, ’94-ës, ’96-ës, 2001-shit, 2005-ës, 2007-ës dhe 2009-2011-ës. Nga ’97-98 kanë kaluar 20 vjet. Dhe 20 vjet më pas duket se Shqipëria po hyn me këmbën e majtë në një stinë dhe në një spirale krize të paralajmëruar, nga e cila do të jetë shumë e vështirë të dilet. Dhe kur të dilet, as Shqipëria dhe as aktorët politikë, me shumë gjasa nuk do të jenë më të njëjtët.

Historia po përsëritet me pothuaj të njëjtën retorikë, me më shumë liri qytetare, por dhe me më shumë liri e pavarësi nga logjika e ftohtë; të gjithë shohin greminën e hapur përpara, por askush nuk po bën hapin e parë për të ndaluar. Për t’u mbushur me frymë. Për t’i dhënë kohë kohës. Sepse kriza e kohës është e para krizë që mund të pranohet zyrtarisht se ka nisur.

Reforma në drejtësi, e votuar me konsensus të plotë në korrikun e shkuar ka hyrë në ngërç. Institucionet e reja të parashikuara për t’u ngritur në mënyrë bipartizane mungojnë dhe do të mbesin ende të bllokuar. “Shtëpia” e vjetër e drejtësisë është premtuar se do të shembet dhe është në shembje e sipër, është vizatuar arkitektura e plotë e shtëpisë së re të saj, por ajo ka mbetur në skela. Për punë ditësh, një figurë simbolike e republikës parlamentare duhet të lerë zyrën e Presidentit dhe Shqipëria duhet të njohë presidentin e ri. Por, deri më tani nuk ka ende asnjë identikit të portretit të tij, pa llogaritur që në këtë rast, procedura e zgjedhjes ka pothuaj po aq rëndësi sa dhe vetë emri i të zgjedhurit/të zgjedhurës.

Dy pushtetet e tjera, legjislativi dhe ekzekutivi janë në fund të mandatit dhe mandati i ri – vazhdueshmëria e qeverisjes normale të vendit – është nën kërcënim nga kërcënimi i opozitës për të mos u bërë palë në zgjedhje. Në të gjitha rrethanat, vota është e drejtë, por jo detyrë dhe detyrim dhe nëse opozita nuk e ushtron këtë të drejtë, mund të ketë teorikisht zgjedhje, por ato nuk do të prodhojnë zgjidhje. Do të afrojnë legjitimitet numerik, por jo legjitimitet politik dhe moral, çka do të helmonte klimën për çdo skemë të re qeverisëse në raport me moralin dhe me vetë opozitën e qytetarëve kundër, të papërfaqësuar në institucione. Media është në turrën e druve si një nga aktorët, autorët dhe fajtorët dhe si shkak për pasojën që po jeton gjithë shoqëria. Edhe ajo është tashmë një pushtet që i është cënuar rëndë besueshmëria, sidomos në një kohë kur mungojnë apo nuk dallojnë autoritetet morale, jashtë tre pushteteve kushtetues dhe medias.

Edhe kësaj here, si përherë ngjan se zarat janë hedhur për t’u luajtur të gjitha për të gjitha. Me zgjedhjet e qershorit në prag, natyrisht janë të lidhur shumë fate individualë politikanësh. Edhe kësaj here si përherë qërshori ngjan si beteja finale e një lufte finale. Për disa individë në politikë, mund të jetë edhe kështu. Parë nga kjo optikë, duket se kursi i përplasjes mes qeverisjes dhe të qeverisurve është i pashmangshëm. Por, parë nga një optikë tjetër, nga pranimi i aksiomës se Shqipëria është padyshim shumë, shumë më e madhe se një mandat qeverisës, gjithçka ngjan tërësisht e stisur dhe artificiale.

Në këtë krizë kohe ka ende thërrime kohe në dispozicion për të shmangur të ligën. Vlen më shumë një kujdes i ekzagjeruar, sesa një ndërhyrje e mëpasme e vonuar, më mirë parandalimi sesa kurimi. Sepse nuk ja vlen të preket fundi për të pritur të rinisë ngritja, edhe për fitimtarët, edhe për humbësit. Sepse në një rast të tillë, humbasin të gjithë!

Etiketa: aksiomëarkitekturabipartizaneekzekutivilegjislativiLorenc Vangjelingercreforma ne drejtesispirale krize

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Agron Tufa-Diana Çulit: “Vrasëse”, si ju zë gjumi natën?! Kërko falje publike

Agron Tufa-Diana Çulit: "Vrasëse", si ju zë gjumi natën?! Kërko falje publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com