Policia e Elbasanit ka nxjerr njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Sipas policisë, 40-vjeçari me inicialet D.Z., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë rruga. Si pasojë janë dëmtuar ai dhe tre fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.