Humbi fëmijët dhe nipin në aksident, flet me lot në sy Ardian Hyseni: Do t’i varrosim në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi fëmijët dhe nipin në aksident, flet me lot në sy Ardian Hyseni: Do t’i varrosim në Shqipëri

12:59 | 01/11/2022
në Kryesore
0

Me duart që i dridhen dhe sytë e skuqur nga të qarat, Ardian Hyseni nxjerr celularin dhe tregon fotot e nipit dhe të tre fëmijëve të tij.

“Shiko këtu, unë i çova në park dje në mëngjes dhe tani ata janë zhdukur”, thotë ai.

Hyseni i kthen shpinën shtëpisë së shkatërruar nga Fiat Stilo në aksidentin e tmerrshëm mbrëmjen e së dielës në Villa Gaida, në Via Emilia. Nuk ka guxim të kthehet drejt asaj humnere që ka përpirë përgjithmonë me një goditje të vetme tre fëmijë dhe nipin e tij të dashur, fotoja e të cilit bie në sy edhe si imazhi i profilit në Facebook, i rrethuar nga një mijë zemra.

Read more

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

Ai rishikon ato momente të mallkuara, pikërisht aty, në trotuar, një hap nga tragjedia e tmerrshme që goditi familjen e tij duke i marrë tre fëmijët dhe nipin.

“Vajza ime Shane kishte insistuar aq shumë sa më tha: “Babi, unë po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte. Vishini mirë, do t’i marrim me vete në darkë”. Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më thirri policia bashkiake”, vijon Hyseni.

Së bashku me gruan e tij Anjeza ata nxituan nga Parma, ku jetojnë dhe ku fëmijët e tyre Resat dhe Rejana shkonin në shkollë në institutin gjithëpërfshirës Albertelli-Neëton në Reggio. Para tyre, në atë vrimën e zezë të shtëpisë së goditur nga makina, ka rënë e gjithë bota. Anjeza nuk i bëri ballë pamjeve të rënda dhe ra në tokë duke bërtitur ku më pas u dërgua në spitalin Maggiore në Parma.

“Një tragjedi pa shpjegim”, thotë Ardiani, duke tundur kokën, por ai nuk është vetëm, me të në mëngjes, për të qenë pranë tij, kanë mbërritur disa të afërm nga Vicenza.

“Ka diçka të çuditshme në dinamikën e këtij incidenti. Por këtu nuk ka kamera? Do të donim të kuptonim,” thonë ata.

Ata bëjnë fotografi dhe kërkojnë me dëshpërim një arsye, teksa pyesin banorët e zonës dhe pronarët e Arredamenti Terenziani, një biznes matanë rrugës, pronarë të shtëpisë së pabanuar.

“Nuk e dimë se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, mund të ketë qenë në të vërtetë çdo gjë. Në një nivel të përgjithshëm ne bëjmë një konsideratë, fatkeqësisht Via Emilia është e rrezikshme, nga ana tjetër është një rrugë e projektuar shekuj më parë për t’u udhëtuar. Ne besojmë se duhen marre masa duke vendosur velokset që makinat të ecin me ngadalë”, thotë një punonjes dyqani.

Prej disa kohësh banorët vendas kanë kërkuar përmirësime të rrugës. Diskutime që nuk pretendojnë t’ia lehtësojnë dhimbjen një familjeje të tërë.

“Shane ishte një vajzë e mrekullueshme  Resati dhe Rejana dy fëmijë spektakolarë, inteligjentë dhe të sjellshëm. Ne jemi pa fjalë”, thotë një teze.

Dy të afërm të tjerë mbërrijnë në atë brez të Via Emilia. Ata e përqafojnë Ardianin duke u përpjekur t’i japin kurajo. Celulari i Ardianit bie ende. Është djali tjetër i familjes.

“Është i fundit që më ka mbetur, jeton në Francë. Ne jetojmë prej disa vitesh pranë Parmës, punoj murator, por kemi kohë që jemi në Itali”, thotë Ardiani.

Familja Hyseni, si shumë bashkatdhetarë, emigruan vite më parë nga Shqipëria, nga qyteti i tyre i mrekullueshëm Durrësi, në Itali në kërkim të një jete më cilësore. Ata kishin mbërritur në Emilia, pas një periudhe jetese në Italinë e Jugut, në Basilicata, ku Ardiani kishte gjetur punë dhe ku herë pas here shkonte të vizitonte mjeshtrin ndërtues me fëmijët e tij, siç tregohet edhe në Facebook, gjatë një vizite të lumtur në Sassi i Matera.

“Ne do të shkojmë në vendin tonë, Shqipëri për të varrosur fëmijët”, thotë Ardiani me krenari prekëse.

Policia lokale dhe bashkia e Reggios njoftuan ambasadën shqiptare për të organizuar riatdhesimin e trupave dhe ka shumë gjasa që ata do të kthehen të jetojnë në Shqipëri. Ka shumë dhimbje në Via Emilia.

Mbrëmjen e 30 tetorit makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një ndërtesë të pabanuar në hyrje të qytetit të Parmës. Nga përplasja ndërruan jetë në vend Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 15 muajsh, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes. Ndërkohë i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari Orjol Lame i cili gjendet në gjendje të rëndë në spital.

Etiketa: aksidentItaliKryesore1

Të Lidhura

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

nga 27
16:33 | 24/02/2026
0

Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korrupsion të lidhur me dosjet e Epstein dhe kontrolloi pronat e...

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

nga 27
16:21 | 24/02/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka...

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

nga 27
15:55 | 24/02/2026
0

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina...

Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

nga 27
15:27 | 24/02/2026
0

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 2 shqiptarë si pjesë e operacionit “LUX”, pasi ka gjetur më shumë se 1000...

Para
Takimi i Ramës në Dvoran, Salianji: Nuk takoi fermerët, por klientelën që i dha mln euro

Takimi i Ramës në Dvoran, Salianji: Nuk takoi fermerët, por klientelën që i dha mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

16:33 | 24/02/2026
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

16:21 | 24/02/2026
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

15:55 | 24/02/2026
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –
  • Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –
  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com