Humbi betejën me COVID, Ramush Haradinaj: U prehsh në paqe Bashkim Fino

Lexo edhe

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është bashkuar reagimeve për vdekjen e deputetit shqiptar, Bashkim Fino.

Përmes një mesazhi në Facebook, Haradinaj thekson se Fino mori detyrën në një situatë më kritike të vendit, ku u bë kryeministër në vitin 1997.

MESAZHI I HARADINAJT

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit shqiptar Bashkim Fino.
Ai mori detyrën në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e kreu me nderë e atdhedashuri, deri në rikthimin e normalitetit.
Me këtë rast ngushëlloj familjen Fino, kolegët e bashkëpunëtorët si dhe mbarë kombin shqiptar.
Bashkimi, u prehtë në paqe!
RH

Të Lidhura

Para