Humb jetën Motёr Drita Paloka, dëshmitare e dashurisë së Krishtit Ngjallur (audio) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humb jetën Motёr Drita Paloka, dëshmitare e dashurisë së Krishtit Ngjallur (audio)

17:45 | 17/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Ndërroi jetë të Premten e Madhe të Pashkëve, më 10 prill 2020 motër Drita Paloka e bashkësisë së Motrave Karmelitane në Nënshat, në Shqipëri, në pragun e festës së Ngjalljes së Jezu Krishtit. Vdekja e parakohshme e motrës karmelitane, Drita Paloka, që ndërroi të Premten e Madhe të Pashkëve, pikëlloi shumë zemra. Edhe Kisha dioqezane e Sapës, me komunitetin e Motrave Karmelitane të Nënshatit, humbi një dëshmitare të veçantë të dashurisë së Zotit e të jetës kundruese, siç ishte Motër Drita Paloka, me prejardhja nga Lezha, u bashkua në lutje duke ia paraqitur këtë moment të vështirë Krishtit të kryqëzuar e të Ngjallur, në të cilin gjejmë forcën e ngushëllimit e të shpresës së ringjalljes sonë.

Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit…

https://media.vaticannews.va/media/audio/s1/2020/04/16/14/135562684_F135562684.mp3

KALIMI NË AMSHIM I MOTËR DRITA PALOKA

Motër Drita e Zemrës së Jezusit dhe e Zemrës së Marisë

Ndërsa po përgatiteshim për festën e madhe të Ringjalljes së Krishtit, në javën e Shenjtë, papritur është ndarë nga jeta tokësore për të rilindur në jetën qiellore motër Drita Paloka e bashkësisë së Motrave Karmelitane në Nënshat. Kjo ngjarje e rëndë pikëlloi shumë zemra për humbjen e parakohshme të motrës që i kishte kushtuar jetën Krishtit. Edhe dioqeza e Sapës jetoi këtë moment dhimbjeje, por në bashkim shpirtëror u bashkua në lutje duke ia paraqitur këtë moment të vështirë Krishtit të kryqëzuar, përmes së cilit gjejmë forcën e ngushëllimit dhe të shpresës.

Kush ishte motër Drita?

Drita lindi me 29.10.1990 në fshatin Manati të Lezhës nga prindërit Zef dhe Dila Paloka. Ishtë bija më e vogël e kësaj familjeje të madhe në numer dhe në bujari. E rritur në një familje me vlera të krishtera ndonëse për shkakun e komunizmit e penguar të pajiset me sakramente, etja për Zotin e ka shtyrë ta kërkojë Zotin e zemrës së saj. Eshtë pagëzuar në moshën 11 vjeçare e përgatitur prej  motrave “Bijat e Nazaretit“.  Me dëshminë e saj Drita ka treguar se atë ditë Zoti e ka rrethuar me zjarr dashnie dhe prej atij momentit ka dëshiruar të jetë krejtësisht e Krishtit. Mes Bijave të Nazaretit ka edhe motrën e saj të gjakut mt. Ana Paloka,  të cilës donte ti shoqërohej në të njëjtën familje rregulltare për t’iu kushtuar Jezusit. Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Ishull Lezhë ndërsa studimet e larta i përfundoi në Shkodër për Juridik. Në kohën e studimeve të larta ka banuar në konviktin  e motrave “Ëngjëllore të Shën Palit“, në Shkoder, të cilat i ka dashur shumë,  po ashtu edhe ato e kanë dashur shumë  dhe i kanë dhënë aq shumë duke bërë që Drita ta dojë Jezusin gjithnjë e më tepër.

Motrat Karmelitane i ka njohur në një rast në të cilin së bashku me disa mike të saja kanë ardhur për të kërkuar lutje në nevojat e tyre përsonale. Zemra e Dritës mbeti te ne, dhe prej asaj dite dhirrja për në Karmel rrënjosej edhe më shumë. Dhe si profeti Jeremi që edhe nëse mundohej të harronte nuk arrinte sepse dëshira edhe më shumë ndizej në të… Motër Drita hyri në Karmel me 14 nëntor të vitit 2015, dhe kështu ka fillu ecjen e formimit të saj duke e leju Shpirtin Shenjtë ta formojë,  ta rikrijojë e ta shërojë, dhe ta bëjë të ngjashme me Jezusin e saj.

Me 11. 02.2018 ka hyrë në noviciat duke i veshur petkat e Virgjërës Mari të Malit Karmel, ndërsa me 28.01. 2020 i kremtoi kushtet e saja të para me gjithë gëzimin e shpirtit.

Siç shprehen edhe vetë motrat karmelitane, në këto vite, në të cilat Mt. Drita jetoi me to dëshmojnë se si  Ati e ka rritë bijën e vet, se si e ka formuar dhe  ka bërë vepra të mrekullueshme në të. Në çdo gja  Ati e bani të ngjashme me Jezusin deri të martën e madhe të 7 prillit 2020, ku fatkeqësisht në mënyrë aksidentale u rrëzua prej shkallëve ndërsa së bashku me motrat e tjera përgatiteshin për Pashkë.

Pas rënies, situata dukej kritike dhe në momentin e pritjes së ambulancës, p. Paolo Maria ocd vëllai karmelitan i dha sakramentin e vajimit i nxitur prej eprores së motrave Karmel motër Maria Lulgjuraj. Gjendja e saj përkeqësohej sepse rënia i dëmtoi  trurin dhe ra në komën e thellë. Në të gjitha anët e Shqipërisë dhe të botës me mijëra njerëz janë bashkuar në lutje për jetën e Dritës.  Mt. Francesca Montene që është Presidentja e Associatës ”Mater Carmeli”  në të cilën edhe motrat Karmelitane bëjnë pjesë, duke e parë situatën kritike  dëshiroi  ti jepeshin Kushtet Solemne ndërsa akoma ishte gjallë ndonse në gjendje kome në spital në Tiranë. Me lejen e Kongregatës për jetën e Kushtuar nëpërmjet ndërhyrjes së sajë u pranua kërkesa që Dritës t’i jepeshin Kushtet Solemne In Articulus Mortis.

Dhe kështu në atë dhomë spitali në të cilën Drita shtrihej në gjendje kome, mësuesja e saj motër Miriam e Dashnisë së Mëshirshme, e mori për dore dhe në emër të saj e lexoi formulën e kushtimit të përjetshëm në duart e eprores nanës Maria Ancilla e Dashnisë së Kryqëzuar, dhe në kokën e saj e mbështetën velin e zi dhe një qiri i ndezur si shenjë e këtij kushtimi është djegë gjithë natën afër shtratit të motër Dritës.

Zemra e Dritës e dinte se çfarë po ndodhte në atë dhomë spitali, u duk se në atë moment rrahu shumë shpejt dhe sikur u ngrit e pas atij momenti të së Enjtes së madhe u duk se gjithçka u krye e zemra filloi dalëngadalë të ndalohej dhe e bashkoi shpirtin e saj me shpirtin e dhëndrit të saj Jezusit, që të nesermën (të Premten e Madhe në orën 10.26) së bashku ia dorëzuan Shpirtin e vet Atit të tyre! Të shtunën e madhe salikimin e saj e udhëhoqi ipeshkvi i Sapës, Mons. Simon Kulli, i cili me fjalë ngushëllimi dhe shprese forcoi familjen e saj të gjakut dhe familjen karmelitane. Ndonëse dhimbja e zemres njerëzore është e madhe e dimë se motër Drita tani jeton, është pjesëmarrëse e Ringjalljes së Krishtit dhe me dashni lutet për ne, për Kishën e për botën mbarë.   ”Luftën e mirë e luftoi, vrapimin e kreu, fenë e ruajti!”

Faleminderit motër Drita që e deshte Jezusin kaq shumë, që e deshte Karmelin kaq shumë që e deshte Kishën me gjith zemrën tënde!

Motrat Karmelitane – Nënshat

/Radio Vatikani/

Etiketa: dëshmitare e dashurisë së Krishtit Ngjallurhumb jetenMotёr Drita PalokaShkoderVatikan

Të Lidhura

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

nga 27
21:30 | 13/01/2026
0

“Unë nuk e kam njohur më parë shtetasin Pavlin Preka. Ajo që di është se 2 apo 3 vitë më...

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

nga 27
21:24 | 13/01/2026
0

Klaudio Lisaj: ‘Po’ Klaudio Lisaj: Axhi.. Flori Lisaj: Ma mori menja,..a kjet me foristradën e tij? Klaudio Lisaj: ‘Po’. Asht...

Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

nga 27
21:02 | 13/01/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli dëshmi të familjarëve dhe shokëve të 20-vjeçarit Pavlin Preka, i...

Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

nga 27
20:56 | 13/01/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli dëshmi të familjarëve dhe shokëve të 20-vjeçarit Pavlin Preka, i...

Para
Pas betejës me Covid-19 mjeku Kraja rikthehet në Infektiv (foto)

Pas betejës me Covid-19 mjeku Kraja rikthehet në Infektiv (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

21:30 | 13/01/2026
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

21:24 | 13/01/2026
Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

21:02 | 13/01/2026
Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

20:56 | 13/01/2026
Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel –

Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel –

19:50 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –
  • “Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –
  • Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –
  • Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –
  • Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel –
  • A do t’ia lërë PD-në vajzës ose djalit? Berisha pyetet në Lezhë për “dorëzimin e stafetës” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –
  • “Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com