Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare gazetari i mirënjohur Sotiraq Gjordeni.
Në dhjetor të 2017-ës Unionin i Gazetarëve Shqiptarë, dega Durrës ka nderuar gazetarin me “Certifikatë Mirënjohjeje” për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në raportimin me vërtetësi të ngjarjeve dhe realiteteve të Durrësit para dhe gjatë viteve ’90.
Gjatë të gjithë jetës deri në çastin e daljes në pension, Gjordeni iu përkushtua gazetarisë dhe mbuloi me profesionalizëm raportimin e ngjarjeve të rrethit të Durrësit.
Për një kohë të gjatë, Gjordeni ishte korespodent i gazetës ”Zëri i Popullit” për Durrësin, duke qenë një figurë qendrore i publicistikës durrsake.