Hoti në Samitin e Parisit: Pa njohje reciproke, marrëveshja me Serbinë nuk mund të ketë sukses – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoti në Samitin e Parisit: Pa njohje reciproke, marrëveshja me Serbinë nuk mund të ketë sukses

13:05 | 10/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka marrë pjesë në Samitin e Parisit që është organizuar nga Merkel dhe Macron përmes një video-samiti.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në këtë Samit, Hoti ka thënë fillimisht se është kënaqësi që ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij Samiti i cili tregon përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që të shkojnë drejt integrimit evropian.

Hoti ka theksuar se për Kosovën, marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë vazhdojnë të mbesin çështje shqetësuese.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Ne kemi filluar procesin e dialogut në vitin 2011 të ndërmjetësuar nga Brukseli. Ne kemi arritur një numër marrëveshjesh. Ato që janë zbatuar kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet. Që nga fillimi i dialogut më 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera. Këto praktika të dëmshme dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve tona si dy vende të pavarura. Gjatë rrjedhës së dialogut, Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Përkundrazi, ajo e ka zgjatur procesin për të “blerë kohë” dhe për të vazhduar fushatat kundër sovranitetit të Kosovës”, ka theksuar Hoti.

Hoti ka shtuar se ne besojmë se dialogu nuk ka alternativë, duke përmendur edhe pesë objektivat që Kosova synon të arrijë me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

1.Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të rezultojë në njohje reciproke. Pa një përfundim të tillë të këtij procesi marrëveshja nuk mund të ketë sukses. Njohja e ndërsjellë midis dy vendeve është mënyra e vetme për të normalizuar marrëdhëniet dhe ecur para për të dy vendet në integrimin evropian.

  1. Rezultati i kësaj marrëveshje duhet të jetë gjithashtu detyrim i BE-së për të përfshirë njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së.
  2. Anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jetë gjithashtu pjesë e rezultatit të Marrëveshjes gjithëpërfshirëse të paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo natyrisht nënkupton zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Sigurimit të KB.
  3. Anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare dhe hapja e qartë e perspektivës evropiane për Kosovën është objektivi dhe apeli ynë krahas këtij procesi.
  4. Personat e humbur dhe viktimat e të gjitha formave të dhunës, dëmeve të luftës, viktimave, janë çështje që na shqetësojnë. Asnjë normalizim nuk mund të bëhet para se të vendoset drejtësia.
Etiketa: Avdullah Hotikryeministri i kosovessamiti i ParisitVendet e Ballkanit Perendimor

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme

Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com