Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Angli, ku një 15-vjeçar është sulmuar me thikë nga një 16-vjeçar tjetër pranë shkollës dhe për pasojë nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
I riu është goditur disa herë me thikë në momentin që po kthehej nga shkolla, ndërsa moshatari i tij që kreu krimin është arrestuar dhe policia ka nisur një hetim për vrasjen pas incidentit.
Sipas mediave të huaja, sulmi ndodhi pak para orës 15:00 afër North Huddersfield Trust School. Një nga prindërit, dëshmitar në ngjarje tha se fëmija ishte sulmuar disa herë me thikë në mënyrë të përsëritur. 15-vjeçari u transportua me ambulancë në spital, por fatkeqësisht u shpall i vdekur më vonë, ndërsa autori adoleshent është arrestuar pak para mëngjesit të sotëm.